Festa e madhe u kthye në tragjedi, 6 të vdekur nga incidenti në Belgjikë - policia jep detajet

Evropë

Festa e madhe u kthye në tragjedi, 6 të vdekur nga incidenti në Belgjikë - policia jep detajet

Më: 20 mars 2022 Në ora: 12:56
Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Strépy-Bracquegnies

Raportohet për gjashtë persona të vdekur pasi një makinë përplasi një turmë në jug të Belgjikës.

Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Strépy-Bracquegnies, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit Bruksel.

Makina raportohet se u përplas me shpejtësi të madhenë një grup prej rreth 60 personash që po përgatiteshin të merrnin pjesë në një paradë karnavalesh të dielën.

Image
Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Strépy-Bracquegnies

Disa persona janë plagosur rëndë dhe disa janë në gjendje kritike, tha një zëdhënëse e policisë për BBC.

Rrethanat e sulmit janë duke u hetuar, por policia tha se një sulm terrorist ishte përjashtuar.

“Është një aksident, një tragjik. Makina goditi grupin dhe u përpoq të vazhdonte, por u ndalua shpejt nga policia,” tha zëdhënësja e policisë Cristina Ianoco.

Shoferi dhe personat e tjerë në veturë janë ndaluar”, shtoi ajo.

Policia mohoi raportet e mëparshme në disa media belge se përplasja pasoi një ndjekje policore me shpejtësi të lartë.

“Ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve dhe të plagosurve në incidentin e sotëm në mëngjes”, shkroi në Twitter ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden.

“Ajo që supozohej të ishte një festë e madhe u kthye në një tragjedi”, shtoi ajo. “Ne po monitorojmë situatën nga afër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat