Rusia në krizë, e konfirmon SHBA: 60 % të raketave ruse kanë dështuar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se rreth 60% të raketave ruse që janë përdorur në Ukrainë kanë dështuar, shkruan Reuters.
Zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, nuk kanë dhanë prova për të mbështetur vlerësimin dhe nuk zbuluan se çfarë saktësisht po shkaktonte shkallën e lartë të dështimit të raketave ruse.
Një shkallë kaq e lartë mund të përfshijë nga dështimet e lëshimit të raketës deri te mos shpërthimi në goditje, transmeton "Bota sot".
Një nga zyrtarët amrikanë tha se raketat ruse të lëshuara nga ajri kishin një shkallë dështimi në intervalin 20 deri në 60%, në varësi të ditës.
Australia vendos sanksione ndaj presidentit të Bjellorusisë dhe familjarëve të tij
Australia ka sanksionuar presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko pas qëndrimeve të tij ndaj luftës së Ukrainës.
Po ashtu, janë sanksionuar edhe anëtarët e familjes së tij, përcjell “Bota sot”.
Lukashenko i ka ofruar mbështetje strategjike për Rusinë dhe ushtrinë e saj, shkruan BBC..
Kurse, Vladimir Putin, një varg oligarkësh dhe politikanësh të lartë rusë tashmë janë sanksionuar nga Australia.