Vazhdon presioni ndaj Kinës: Kryeministri Johnson bisedë 50 minutëshe me Xi Jinpingun

Evropë

Vazhdon presioni ndaj Kinës: Kryeministri Johnson bisedë 50 minutëshe me Xi Jinpingun

Nga: V.N Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:24
Boris Johnson

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka folur me presidentin e Kinës Xi Jinping për pushtimin e Ukrainës, thotë Downing Street, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Telefonata mes tyre zgjati rreth 50 minuta mëngjesin e sotëm, tha një zëdhënës i kryeministrit.

Kuptohet se Johnson tha se duhet të bëhet presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për të tërhequr trupat nga Ukraina.

Kjo vjen një javë pasi presidenti amerikan Joe Biden mbajti një telefonatë gati dy orëshe me Xi.

Gjatë asaj telefonate, Biden "përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë", tha Shtëpia e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat