Lukashenkos i dërgohen sinjale: Do të përfundosh shumë keq - Putinit nuk i intereson fati yt

Evropë

Lukashenkos i dërgohen sinjale: Do të përfundosh shumë keq - Putinit nuk i intereson fati yt

Nga: V.N Më: 25 mars 2022 Në ora: 20:37
Vladimir Putin dhe Alexander Lukashenko

Pak rastësore, por ish-udhëheqësi i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili - një reformator properëndimor - i është drejtuar në Twitter udhëheqësit të vjetër të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Bjellorusia është në fakt një shtet klient i Rusisë. Trupat ruse pushtuan Ukrainën nga territori i Bjellorusisë. Megjithatë, pavarësisht spekulimeve se trupat bjelloruse mund të thirren për të marrë pjesë në luftë, kjo ende nuk ka ndodhur.

Saakashvili i tha Lukashenkos se mbretërimi i tij do të kishte mbaruar nëse ai dërgonte trupat e tij në Ukrainë.

"Luka, nuk të kam dhënë kurrë këshilla të këqija. Nëse dërgon trupa në Ukrainë, maksimumi pas një muaji nuk do të jesh më në pushtet dhe do të përfundosh shumë keq. Putinit nuk i intereson fati juaj, ti e di”, ka shkruar gjeorgjiani.

Vetë Saakashvili mbetet në burg në Gjeorgji. Ai bëri një kthim të papritur në vend vitin e kaluar dhe më pas u arrestua për një dënim që iu dha në mungesë. Ai thotë se është i burgosur politik.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat