Janë dashur dhjetë ditë që bota të mësojë nëse dikush i mbijetoi bombardimit të një teatri në Mariupol.
Pamjet e filmuara nga brenda ndërtesës tregojnë njerëz të mbuluar nga pluhuri, dukshëm të tronditur, por të gjallë. Vetëm tani ato fotografi të celularit arritën në botën e jashtme.
Më 16 mars, një teatër që strehonte më shumë se një mijë civilë u bombardua në qytetin jugor të Ukrainës, shumë të kontestuar, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Fjala "fëmijë" ishte e shënuar qartë në tokë jashtë dhe ishte e dukshme nga ajri.
Gratë shtatzëna ishin strehuar në teatrin e bombarduar
Për herë të parë, Sky News i është thënë gjithashtu se gratë shtatzëna që ishin shpëtuar nga një maternitet i bombarduar në Mariupol ishin zhvendosur në teatër për siguri.
Shtatë ditë më vonë edhe teatri u godit.
Diana Bergun, jetonte pranë teatrit, por u arratis nga qyteti para se të bombardohej.
“E di që kishte gra shtatzëna që i sollën nga materniteti në spitalin e tretë që u bombardua ditë më parë”, thotë ajo.
"I sollën në teatër sepse ishte një ndërtesë e madhe dhe këto gra shtatzëna me fëmijë i vendosën në dhomat e zhveshjes së aktorëve. Pikërisht në këtë pjesë u bombardua. Ata ishin në teatër, pikërisht në pikën ku u godit. Kjo është ajo që ne dimë."
Spitali numër tre në Mariupol ishte një spital për fëmijë dhe maternitet. Gazetarët ishin ende në qytet kur u godit nga një sulm ajror rus më 9 mars.
U shfaqën foto që tregonin gra të plagosura shtatzëna që përpiqeshin të shpëtonin për jetën e tyre. Sipas zonjës Berg, disa nga ato gra u dërguan më pas në teatër.
Lajmin e plotë mund ta lexoni Këtu.