Zhvillime dramatike/ Rusia nuk ndalon sulmet – Zelensky bën lëvizjen e radhës

Evropë

Zhvillime dramatike/ Rusia nuk ndalon sulmet – Zelensky bën lëvizjen e radhës

Nga: Bota sot Më: 27 mars 2022 Në ora: 06:28 Përditësuar në ora: 15:13 më 27.03.2022
Foto nga gjendja në Ukrainë

Çka është skenari korean që po pritet ta zbatojë Rusia në Ukrainë?

Valdrin Nuredini Valdrin Nuredini

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të zbatojë atë që ai e quan "skenari korean" në Ukrainë, pasi nuk arriti të marrë kryeqytetin dhe të rrëzojë qeverinë legjitime, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Kyrylo Budanov thotë se prioritetet e Vladimir Putinit janë lindja dhe jugu i Ukrainës, pasi ofensiva e tij ka ngecur në masë të madhe.

Nëse është në gjendje të lidhë atë territor, ai thotë se Putini më pas do të përpiqet të krijojë një vijë demarkacioni që ndan atë zonë nga pjesa tjetër e Ukrainës - pak si pas luftës së Koresë.

Por, thotë ai, një nga problemet kryesore të Rusisë është krijimi dhe mirëmbajtja e një korridori tokësor midis lindjes dhe Krimesë. Në rrugën e tij qëndron Mariupoli "i pathyeshëm".

Në çdo rast, parashikon gjenerali Budanov, ky kuazi-shtet do të ishte i paqëndrueshëm, duke pasur parasysh rezistencën e popullatës vendase dhe faktin se jemi gati të jemi dëshmitarë të asaj që ai e quan "safari total partizan".

U paralajmërua referendum për bashkim me Rusinë, Ukraina i reagon ashpër kreut të Luhanskit

Arbnore Zhushi Arbnore Zhushi

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Ukrainës, ka thënë se Rusia po vazhdon përpjekjet e saj për të "minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës", raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai shtoi se të gjitha referendumet "false" të mbajtura nga Rusia në territoret e pushtuara nuk do të kenë bazë ligjore.

Zëdhënësi paralajmëroi se Rusia do të përballet me një përgjigje edhe më të fortë nga komuniteti ndërkombëtar, gjë që do të thellojë izolimin e saj global.

Komentet vijnë si kundërpërgjigje ndaj kreut të rajonit separatist Luhansk të Ukrainës, i cili tha të dielën se mund të mbajnë një referendum për t'u bërë pjesë e Rusisë.

Qyteti Çernihiv i Ukrainës mbetet pa ujë, ngrohje e rrymë

Shkatërrimi i gjerë ka lënë popullsinë e Çernihivit pa ujë, ngrohje ose energji elektrike, derisa trupat ruse vazhdojnë të rrethojnë qytetin verior të Ukrainës.

Furnizimi me gaz ishte ende pjesërisht funksional, sipas administratës rajonale të dielën.

Infrastruktura e qytetit është shkatërruar nga "luftimet aktive", por po bëhen përpjekje për të riparuar dëmet, shkroi në Telegram shefi i administrates, Viacheslav Chaus.

Trupat ruse kanë rrethuar qytetin verior prej disa kohësh.

Një rrugë kyçe nga qyteti, e vendosur pranë kufijve rusë dhe të bjellorusisë, të çon në Kiev.

Kryebashkiaku Vladyslav Atrozhenko tha se qyteti ishte "plotësisht i shkatërruar" nga trupat ruse, në komentet e së shtunës.

Ai tha se më shumë se 200 civilë janë vrarë javët e fundit dhe se më shumë se gjysma e 285,000 banorëve fillestarë të qytetit ishin larguar.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nisur më 24 shkurt. Që nga atëherë janë krijuar miliona refugjatë që janë larguar për në vendet evropiane.

Ushtria ukrainase i vihet pas agjentëve rusë

Arife Morina Arife Morina

Një muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, ekziston frika se agjentët rusë mund të veprojnë brenda vendit.

Dritat e kuqe dhe shigjetat e lyera janë disa nga shenjat që hedhin dyshime mbi sabotatorët rusë.

Mirëpo, ende nuk dihet se sa të besueshme janë këto informacione, apo janë thjeshtë dezinformim nga rrjetet sociale.

Bohdan Mylko, një inxhinier 22-vjeçar tregoi një histori, kur policia i shkoi në shtëpinë e tij, në skajin verior të Odesa-s, dhe e pyeti për një dritë të kuqe në dritaren e dhomës së tij të gjumit.

"Është paranoja, bazuar në lajmet e rreme se dritat e kuqe janë një shenjë për rusët. Më duhej të shkoja në stacionin e policisë, ku më kontrolluan dokumentat, dhashë një deklaratë dhe bëra një foto" i tha ai gazetarit të BBC-së, Andrew Harding, përcjell “Bota sot”.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Macron kundërshton presidentin Biden!

Valdrin Nuredini Valdrin Nuredini

Presidenti francez Emmanuel Macron po paralajmëron kundër përshkallëzimit verbal të luftës në Ukrainë, një ditë pasi homologu i tij amerikan Joe Biden e përshkroi liderin rus Vladimir Putin si kasap dhe tha se ai nuk duhet të lejohet të qëndrojë në pushtet, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Macron u tha mediave franceze se qëllimi ishte një armëpushim në Ukrainë dhe më pas tërheqja e trupave ruse. Ai tha se kjo nuk do të ishte e mundur me një përshkallëzim përmes fjalëve apo veprimeve.

Autoritetet amerikane kanë mohuar se Biden po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi pas komenteve të tij të pashkruara gjatë një vizite në Poloni.

Macron ka mbajtur komunikim me presidentin rus gjatë gjithë krizës në Ukrainë dhe tha se do të fliste me Putinin në dy ditët e ardhshme për të organizuar evakuimin e civilëve nga qyteti port i bombarduar rëndë Mariupol.

Televizoni polak mban program global bamirësie për Ukrainën

Artistët britanikë Fatboy Slim dhe Craig David janë ndër yjet e muzikës që do të marrin pjesë në një emision bamirësie në gjuhën angleze për Ukrainën që organizohet të dielën nga kanali shtetëror polak TVP..

Programi "Save Ukraine #StopWar", i cili do të përfshijë gjithashtu legjendën e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko, do të transmetohet në më shumë se 20 vende, tha TVP Ëorld në një deklaratë.

Shfaqja dy-orëshe do të fillojë në orën 15:30 sipas ores locale.

"Do të mblidhen para për viktimat e pushtimit rus të Ukrainës", thuhet në deklaratë.

Apple Pay ndalon kryerjen e pagesave me kartat ruse MIR

Apple Pay nuk do të mbështesë më sistemin rus të pagesave me karta “Mir”, duke mbyllur një boshllëk që i lejon rusët të vazhdojnë të përdorin shërbimin mes sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj vendit, sipas një raporti nga Reuters.

“Apple ka informuar NSPK-në [Sistemi Kombëtar i Kartës së Pagesave të Rusisë] se po pezullon mbështetjen e kartave ‘Mir’ në shërbimin e pagesave Apple Pay”, thuhet në një njoftim në faqen e Mir.

“Që nga 24 marsi, ngarkimi i kartave të reja ‘Mir’ në shërbim nuk është i disponueshëm.”.

Kompania gjithashtu vëren se çdo kartë Mir e shtuar më parë në Apple Pay do të ndalojë së punuari gjatë “ditëve të ardhshme”.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

Presidenti amerikan demonstron solidaritet me Ukrainën

Me një fjalim të zjarrtë Presidenti amerikan Biden demonstron në Varshavë solidaritet me Ukrainën dhe vende lindore anëtare të NATO-s. 

Presidenti i SHBA-së Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk mund të qëndrojë në pushtet, sepse lufta e tij kundër Ukrainës ka qenë një dështim strategjik për Moskën. Ai gjithashtu paralajmëroi forcat ruse që të mos guxojnë të shkelin "asnjë centimetër të vetëm" të territorit të NATO-s.

Duke përdorur fjalët e Papës së parë nga Polonia, Gjon Pali II, i cili u zgjodh si kreu i Kishës Katolike në vitin 1978, Biden tha: "Mos kini frikë!" dhe shtoi: "Ne jemi pranë jush”. Këto fjalë u drejtohen shtetasve të Ukrainës, por edhe të Polonisë si dhe vendeve të tjera lindore të NATO-s.

Retorika jashtëzakonisht e fortë dhe e zjarrtë e presidentit Biden u relativizua shpejt nga Shtëpia e Bardhë, e cila tha se presidenti nuk po bën thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi./DW

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Ushtarë rusë të plagosur në Ukrainë mbushin spitalet bjelloruse

Që nga fillimi i luftës në Bjellorusi kanë arritur trupat e shumë ushtarëve rusë të vdekur dhe të plagosur në Ukrainë, por shumica e zyrtarëve dhe e mjekëve refuzojnë të flasin hapur për shifra dhe detaje specifike.    

Qëkurse forcat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar për humbje ushtarake vetëm një herë. Më 2 mars ajo tha se ishin vrarë 498 ushtarë dhe ishin plagosur 1,597 të tjerë. Zyrtarët ukrainas thonë se nga pala ruse ka pasur të paktën 14,200 të vdekur. Ndoshta asnjëra palë nuk thotë të vërtetën.

Por sipas njoftimeve të mediave bjelloruse dhe kanaleve në Telegram shumë ushtarë rusë të plagosurpo sillen në Bjellorusi ku marrin trajtimin e parë mjekësor përpara se të transportohen për në Rusi.

Madje edhe presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha pesë ditë pas fillimit të luftës, se në qytetet Gomel, Mazyr dhe në një qytet tjetër bjellorus ishin trajtuar rreth 160 dhe 170 ushtarë rusë./DW

Ushtarë të rinj nga rajone të varfra të Rusisë

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Ceremonia e Oscar do të pranojë me respekt krizën në Ukrainë

Çmimet Oscar nuk do të shmangin pranimin e luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

Sipas producentit ekzekutiv të shfaqjes Will Packer, kjo situatë është mjaft e rëndësishme në historinë e njerëzimit dhe se të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë.

Çmimet e Akademisë së këtij viti do të zhvillohen në mes të një konflikti gjithnjë e më shkatërrues pas pushtimit rus të Ukrainës afërsisht një muaj më parë dhe më shumë se dy vjet pas fillimit të pandemisë Covid-19, për të cilën Packer tha se “është ndjerë si dekada”, shkruan CNN.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat