Johnson i prerë: S’ka dezinformim, Kremlini nuk mund ta fshehë të vërtetën në Bucha

Evropë

Johnson i prerë: S’ka dezinformim, Kremlini nuk mund ta fshehë të vërtetën në Bucha

Nga: A.SH Më: 3 prill 2022 Në ora: 22:09
Boris Johnson

Asnjë dezinformatë nga Kremlini nuk mund të fshehë të vërtetën për vrasjen e civilëve në Ukrainë, ka thënë kryeministri britanik Boris Johnson.

Imazhet nga qyteti i Bucha që nga tërheqja e forcave ruse kanë treguar shkatërrim të gjerë dhe trupa të shtrirë në rrugë, disa me duar të lidhura pas shpine, raporton BBC, transmeton “Bota sot”.

Pamje të ngjashme janë shfaqur nga qyteti fqinj, Irpin.

Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar që ndonjë civil të jetë dëmtuar nga forcat e saj në Bucha dhe i quajti fotot "një tjetër prodhim i regjimit të Kievit për mediat perëndimore".

Duke shkruar në Twitter, kryeministri tha: “Sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Bucha janë edhe më shumë dëshmi se Putini dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë.

“Asnjë mohim apo dezinformim nga Kremlini nuk mund të fshehë atë që ne të gjithë e dimë se është e vërteta – Putini është i dëshpëruar, pushtimi i tij po dështon dhe vendosmëria e Ukrainës nuk ka qenë kurrë më e fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat