Vendi më paqësor në botë, bandat kriminale po prishin qetësinë e Islandës

Evropë

Vendi më paqësor në botë, bandat kriminale po prishin qetësinë e Islandës

Më: 10 prill 2022 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

I konsideruar prej kohësh si “vendi më paqësor në botë”, qetësia e Islandës duket se është prishur pas një sërë ngjarjesh ku ka pasur të shtëna me armë dhe rastesh plagosjeje me thikë nga bandat kriminale.

Vendi me vetëm 375,000 banorë është më i mësuar të lexojë për vrasjet në romanet e tij të famshme sesa në gazetat e mëngjesit.

“Një armë për islandezët simbolizon sportin ose gjuetinë, thotë sociologu Helgi Gunnlaugsson. “Është shumë e panjohur ideja për qytetarin këtu që duhet të përdorësh një armë për të mbrojtur veten ose për të drejtuar njerëzit”, tha ai për AFP.

Islanda ka kryesuar renditjen e Indeksit Global të Paqes që nga viti 2008 falë krimit të ulët, sistemeve të forta arsimore dhe mirëqenies, pagave të drejta dhe mungesës së tensionit midis klasave shoqërore.

Vetëm katër persona janë vrarë me armë zjarri në më shumë se dy dekada. Por në pak më shumë se një vit janë raportuar katër raste të ngjarjeve ku ka pasur të shtëna me armë, njëra prej të cilave ishte fatale.

Në shkurt 2021, një burrë u qëllua për vdekje me breshëri plumbash jashtë shtëpisë së tij në një lagje të kryeqytetit Reykjavik, një vrasje që tronditi vendin.Ekspertja e kriminalistikës ,Margret Valdimarsdottir, thotë se situata e tanishme paraqet sfidë për policinë

“Grupet kriminale në Islandë po bëhen më të organizuara. Ajo që po vëmë re është se ata kanë më shumë lidhje me grupet ndërkombëtare, gjë që mund të jetë një sfidë për policinë tonë. Është e rëndësishme të theksohet se Islanda është ende një vend me krim jashtëzakonisht të ulët. Ne jemi ende në krye të Indeksit Global të Paqes. Normat e vrasjeve nuk janë rritur dhe as tentativat për vrasje.”

Në shkurt, dy raste të shtënash me armë, ishin të lidhura me pazaret e drogës dhe ndodhën në Reykjavik me dy ditë diferencë, një në qendër të qytetit. Dhuna e bandave atje tani është e ngjashme me atë që shihet në pjesë të tjera të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat