Ministri i Jashtëm i Ukrainës për gjeneralin e ri rus: Ata kanë një plan tjetër, por ne kemi planet tona

Evropë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës për gjeneralin e ri rus: Ata kanë një plan tjetër, por ne kemi planet tona

Nga: V.N Më: 10 prill 2022 Në ora: 18:23
Kuleba

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha të dielën se plani fillestar i Rusisë për pushtimin e Ukrainës dështoi dhe se historia do të tregojë se plani i kujt do të mbizotërojë, pasi Rusia emëroi një gjeneral të ri për të udhëhequr pushtimin e saj ushtarak, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

Kur u pyet për të komentuar mbi emërimin e gjeneralit të ushtrisë ruse Alexander Dvornikov për të drejtuar luftën në Ukrainë, Kuleba tha: "Tani ata kanë një plan tjetër, por ne kemi planet tona".

"Çfarëdo që Rusia planifikon të bëjë, ne kemi strategjinë tonë dhe kjo strategji bazohet në supozimin se, në besimin se do ta fitojmë këtë luftë dhe do të çlirojmë territoret tona," tha Kuleba në një intervistë për NBC "Meet the Press". 

Ukraina edhe sot ka qenë cak i sulmeve nga ushtria ruse dhe se këto janë indikator se Rusia nuk e ka ndërmend ta ndalojë luftën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat