​Ministrja bullgare Gençovska merr pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së

Evropë

​Ministrja bullgare Gençovska merr pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së

Më: 10 prill 2022 Në ora: 22:47
Kryediplomatja bullgare Teodora Gençovska

Kryediplomatja bullgare Teodora Gençovska do të merr pjesë nesër në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

Kryediplomatët e BE-së në këtë takim do të diskutojnë zhvillimet e fundit mbi agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe ngjarjet e fundit dhe çështjet aktuale, duke përfshirë situatën në Mali, Libi dhe Jemen.

Ata do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi Global Gateway, strategjinë e re evropiane për të forcuar lidhjet inteligjente, të pastra dhe të sigurta në sektorët digjital, energjinë dhe transportin dhe për të forcuar sistemet shëndetësore, arsimore dhe kërkimore në mbarë botën.

Do të ketë edhe një diskutim jozyrtar me ministrat e Jashtëm të Norvegjisë dhe Islandës, sipas MPJ të Bullgarisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat