Dalin dëshmi se Ukraina e ka goditur anijen kryesore ruse, pamjet e momentit të shpërthimit të “Moskvas”

Evropë

Dalin dëshmi se Ukraina e ka goditur anijen kryesore ruse, pamjet e momentit të shpërthimit të “Moskvas”

Nga: A.ZH Më: 14 prill 2022 Në ora: 16:48
Pamjet e shpërthimit të kryqëzorit me kapacitet 12,500 tonë dhe ekuipazh prej rreth 500 personash

Një kryqëzor raketor rus në Detin e Zi është goditur nga raketat ukrainase.

Anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori Moskva, po lundronte 25 milje detare nga Snake Island, në jug të Odesa-s, kur ndodhi sulmi.

"Si rezultat i një zjarri në kryqëzorin e raketave Moskva, shpërthyen municione. Anija u dëmtua rëndë", njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë. Sipas Ministrisë ruse, ekuipazhi u evakuua plotësisht.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e shpërthimit të kryqëzorit me kapacitet 12,500 tonë dhe ekuipazh prej rreth 500 personash.

Videoja e sulmit e kryqëzorit rus pasi u godit nga raketa ukrainase, u publikua nga themeluesi i Regjimentit Azov, Andriy Biletsky, në Twitter.

Maksym Marchenko, guvernator ukrainas në Odesa, që gjendet në Detin e Zi, tha se anija ruse u godit me dy raketa ukrainase Neptun, raketa që përdoren për të sulmuar anijet.

“Raketat Neptun në Detin e Zi kanë shkaktuar dëme serioze” ndaj anijes ruse, ka thënë  ai në një postim në Telegram./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat