LIVE: Sulmet në Ukrainë nuk kanë të ndalur/ Rusia përdorë bombat supersonike

Evropë

LIVE: Sulmet në Ukrainë nuk kanë të ndalur/ Rusia përdorë bombat supersonike

Nga: Bota sot Më: 17 prill 2022 Në ora: 06:55 Përditësuar në ora: 16:47 më 17.04.2022
Një tym ngrihet mbi një ndërtesë apartamentesh pas një sulmi rus në Kharkiv

Spektakël i poshtër/ Rusët tallen me luftëtarin britanik të zënë rob, i thonë se ukrainasit e donin atë të vdekur

Mimozë Lakna Mimozë Lakna

Shaun është luftëtari i dytë vullnetar britanik në duar të forcave ruse pasi u kap në Mariupol, pas Aiden Aslin, shkruan gazeta britanike The Sun transmeton "Bota sot".

Videoja ishte pjesë e një interviste me Andrey Rudenko, i cili punon ngushtë me televizionin shtetëror rus.

Fjalët e Shaun u titruan në rusisht, por fjalimi i tij origjinal nuk dëgjohej.

Rudenko i tha Shaun-it me pamje të rraskapitur se njësia e tij nuk kishte "asnjë shans të vetëm" për të arritur sigurinë.

"Ushtarët e brigadës së 36-të thonë se komanda e tyre i dërgoi posaçërisht për t'u vrarë në mënyrë që të bënin heronj prej tyre më vonë," i tha Rudenko Shaun.

Shkrimi i plotë këtu

“Vetëm çështje kohe”, Von der Leyen: Falimentimi i Rusisë po vjen

Sanksionet e fundit kundër Rusisë kanë për qëllim sektorin energjetik dhe atë bankar. BE-ja dëshiron të shtrëngohet sërish. Për Presidenten e Komisionit von der Leyen, një falimentim shtetëror rus është i pashmangshëm.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen është e sigurt se sanksionet aktuale dhe ato të ardhshmet do të ngadalësojnë luftën e agresionit rus në Ukrainë. Me luftën, Putin po shkatërron gjithashtu vendin e tij dhe të ardhmen e popullit të tij, tha von der Leyen për gazetën "Bild". Sanksionet e BE-së nuk janë aq të lehta. “Falimentimi shtetëror i Rusisë është vetëm çështje kohe”, tha 63-vjeçarja.

"Sanksionet hyjnë gjithnjë e më thellë në ekonominë ruse çdo javë," vazhdoi von der Leyen. Eksportet drejt Rusisë ranë me 70 për qind. 700 avionë rusë kanë humbur licencën e tyre, sepse u mungojnë pjesët rezervë dhe përditësimet e të softuerit. "Qindra kompani të mëdha dhe mijëra ekspertë, po i kthejnë shpinën vendit të tyre. Sipas parashikimeve aktuale, prodhimi i brendshëm bruto i Rusisë, do të bjerë me 11 për qind."

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

Bombardimet ruse në Ukrainë, zbulohet lëvizja e fundit e Abramovichit

Miliarderi Roman Abramovich udhëtoi për në Kiev në një përpjekje për të rifilluar bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilat ngecën pasi u shfaqën prova të mizorive ruse kundër civilëve ukrainas. Kështu raporton agjencia amerikane Bloomberg përmes burimeve.

Mirëpo një zëdhënës i miliarderit rus ka mohuar se ai ndodhet në Ukrainë.

Abramovich dyshohet se kishte një takim me negociatorët ukrainas për të diskutuar mënyrat për të rinisur negociatat.

Miliarderi rus ka vepruar si ndërmjetës që nga fillimi i luftës me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ukraina thotë se Mariupoli po u reziston sulmeve ruse

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës thotë se qyteti-port i Mariupolit është duke rezistuar pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse, teksa Moska pretendon se forcat e saj kanë marrë kontrollin pothuajse të plotë të qytetit.

Hanna Malyar tha më 17 prill se mbrojtësit në këtë qytet kyç në Detin Azov kanë arritur që të zmbrapsin një numër të konsiderueshëm të forcave ruse që kanë rrethuar Mariupolin.

Ajo e përshkroi Mariupolin si “mburojë të Ukrainës”, që sipas saj, po parandalon forcat ruse të përparojnë në pjesë të tjera të shtetit.

Rusia u dha ultimatum ushtarëve ukrainas që deri në ora 6 të mëngjesit , sipas kohës lokale, të 17 prillit të dorëzohen, teksa tha se ushtarët ukrainas janë bllokuar në një fabrikë çeliku. Por, disa orë pas skadimit të këtij ultimatumi, nuk ka shenja se forcat ukrainase janë dorëzuar.

Nuk ka ende një reagim nga Kievi lidhur me ultimatumin rus, edhe pse ushtria ukrainase ka thënë se sulmet ajrore ruse në Maripol po vazhdojnë.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se pothuajse 2,500 trupa ukrainase janë në fabrikën Azovstal, por ky pretendim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë më 16 prill se me “qëllim po tenton që të shkatërrojë të gjithë” në Mariupol dhe shtoi se vrasja e ushtarëve ukrainas do të pengonte përpjekjet e paqes.

“Ushtarët tanë janë të bllokuar, të plagosurit janë të bllokuar. Kjo është krizë humanitare... Megjithatë, burrat tanë po e mbrojnë veten”, tha ai për agjencinë e lajmeve, Ukrainska Pravda.

Mariupoli ka qenë skenë e bombardimeve dhe luftimeve më të ashpra që prej se Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Besohet se mijëra civilë kanë mbetur të bllokuar në këtë qytet, pa qasje në gjërat elementare, teksa përpjekjet për evakuim të civilëve po pengohen nga granatimet e vazhdueshme.

Të paktën 5 viktima e 13 të plagosur nga bombardimet në Kharkiv

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e bombardimeve në qytetin e Kharkiv-it.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale.

“Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në zonat e goditura,” raporton transmetuesi publik ukrainas Suspilne.

Kharkivi, i cili ndodhet në verilindje të Ukrainës, është ndër zonat që është përballur pothuajse vazhdimisht me predha gjatë rrjedhës së luftës.

Një numër i madh stacionesh metroje janë kthyer në strehimore në qytet, ndërsa disa banorë tashmë jetojnë nën tokë.

Deputeti ukrainas: Ushtarët në Mariupol “nuk do të dorëzohen”

Deputeti ukrainas për Odesa, Oleksiy Goncharenko ka reaguar pas paralajmërimit të Rusisë për dorëzimin e ushtarëve në Mariupol ku thekson se ato nuk do të dorëzohen.

Në një deklaratë për mediat e huaja ai thekson se të gjithë ushtarët do të luftojnë deri në fund.

“Kam folur me ta dje dhe e di që do të luftojnë deri në fund”, thotë ai.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës.

Rusia tha se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, ndërsa Kremlini shtoi se të vetmit ushtarë ukrainas të mbetur në qytet ishin në një fabrikë gjigande çeliku.

Ndërkohë nga ana tjetër deputeti Goncharenko  ka thënë se situata në Mariupol ishte “një gjenocid i vërtetë” dhe vlerësoi se rreth 100,000 civilë ndodheshin në qytet.

Motrat nga Harkivi: E tërë jeta e paketuar për 20 minuta

Dy motra në një apartament në Varshavë po bëjnë fletushka, përmes së cilave kërkojnë punë – për të pastruar apartamente, të lajnë dritare, të bëjnë pazar. Më pak se dy muaj më parë, Lilia Chebotarova, 39 vjeçe, farmaciste, punonte për një agjenci për patundshmëri. Motra e saj Tatiana, 46 vjeçe, punonte në një kompani private që prodhon materiale për ordinancat dentare në Harkiv. Detyra e saj ishte të kontrollonte cilësinë e produkteve të gatshme në laborator.

Tani, thotë Lilia, ato po e nisin jetën nga e para. Instinkti i nënës i detyroi ta bënte këtë, kur kuptoi se në Harkiv, nën bombardimet ruse, ishin në rrezik jetët e djemve të saj 15-vjeçarë, ndërkaq në bodrum - rreziku nga uria.

Nga bodrumi drejt pasigurisë

Për shtatë ditë, Lilia dhe Tatiana dilnin nga një bodrum në Harkiv për të shkuar në shtëpinë e tyre, vetëm sa për t’u pastruar dhe për të gjetur pak ushqim. Kjo, thonë ato, ndodhte zakonisht në mëngjes kur bombardimet qetësoheshin. Granatat e para ranë herët në mëngjes.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

Britania nxjerr hartën e re, detajon përparimet ruse në Ukrainë

Ministria Britanike e Mbrojtjes, ka publikuar një hartë të përditësuar që detajon lëvizjet e trupave ruse në Ukrainë.

Sipas inteligjencës britanike, trupat e Kremlinit ka të ngjarë të vazhdojnë avancimin në lindje të Ukrainës nga kufiri me Rusinë, përcjell Bota sot.

Diku tjetër, parashikohen lëvizje nga Krimea në jug drejt Nova Kakhovka, Zaporizhzhia, Melitopol, Berdyansk dhe Kherson.

BE ia jep edhe një ndihmë Ukrainës

Arbnore Zhushi Arbnore Zhushi

Bashkimi Evropian (BE, ka njoftuar 50 milionë euro shtesë në fonde humanitare për të mbështetur civilët e prekur nga pushtimi rus në Ukrainë.

Ky financim i ri do të "adresojë nevojat më urgjente humanitare", duke ofruar shërbime mjekësore emergjente, qasje në ujë të pijshëm të sigurt, strehim dhe mbrojtje, ndihmë me para dhe mbështetje kundër dhunës me bazë gjinore, tha BE, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Kjo e sjell fondin total të ndihmës humanitare të BE-së në përgjigje të luftës në 143 milionë euro.

Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic, tha: “Me miliona njerëz në lëvizje ose të bllokuar në zonat aktive të luftës, nevojat në Ukrainë janë tashmë masive.

 Tani, ne duhet të përgatitemi për një rritje të mëtejshme të sulmeve të pamëshirshme të Rusisë ndaj Ukrainës, veçanërisht në lindje.

Me këto 50 milionë euro shtesë, BE-ja vazhdon me shpejtësi të vërë në dispozicion fonde humanitare për partnerët e saj në mënyrë që të rrisë më tej ndihmën.

Do të ndihmojë njerëzit në zonat e vështira për t'u arritur, të cilëve u është ndërprerë qasja në kujdesin shëndetësor, ujë dhe energji elektrike, dhe ata që janë detyruar të ikin dhe të lënë gjithçka pas. Ukrainë, ne jemi me ju”.

Rriten tensionet: Ukraina dhe Rusia nuk arrijnë të dakordohen për korridoret e evakuimit sot

Ukraina dhe Rusia nuk kanë arritur të bien dakord për korridoret e evakuimit për të ndihmuar civilët që ikin nga zonat e shkatërruara nga lufta sot, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës.

Në një mesazh në llogarinë e saj në Telegram, Iryna Vereshchuk tha: "Ne nuk kemi qenë në gjendje të biem dakord për armëpushim në rrugët e evakuimit.

“Prandaj, për fat të keq, sot nuk po hapim korridore humanitare."

Vereshchuk tha gjithashtu se autoritetet ukrainase kishin kërkuar korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe trupave të plagosur ukrainas nga Mariupol, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Të shtunën, nëntë korridore humanitare u ranë dakord për të lejuar evakuimin e civilëve.

Pesë nga nëntë korridoret e evakuimit ishin nga rajoni Luhansk i Ukrainës, në lindje të vendit.

Një rrugë u tentua gjithashtu nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, i cili është përballur me sulme të pamëshirshme ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat