Rusia bombardon me raketa fabrikën e municioneve pranë Kievit
Më herët kemi raportuar për një sulm me raketa që ka dëmtuar infrastrukturën në qytetin e Brovary, afër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Tani, ministria e mbrojtjes e Rusisë, ka pohuar se ushtria e saj përdori raketa të lëshuara nga ajri për të sulmuar një fabrikë municioni në qytet dhe rajone të tjera në lindje, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov tha: "Gjatë natës, raketa të lëshuara nga ajri me precizion të lartë shkatërruan një fabrikë municionesh pranë qytetit të Brovary në rajonin e Kievit".
Ai gjithashtu pretendoi se sulmet e tjera ajrore ruse kishin shkatërruar radarët e mbrojtjes ajrore të Ukrainës pranë Sievierodonetsk në lindje dhe disa depo municionesh tjera.
Sulmet e fundit janë në një seri sulmesh ruse ndaj fabrikave të armëve të Ukrainës, aseteve të mbrojtjes ajrore dhe objekteve të tjera, derisa Moska përgatitet për një ofensivë masive në Ukrainën lindore./A.Zh
Ekspertët ligjorë: Putin mund të paditet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, kriminel lufte, pas një sërë sulmesh të raportuara të ushtrisë ruse në spitalet, maternitetet dhe objektivat tjera civile në Ukrainë.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj më 24 shkurt. Zyrtarët ukrainas e kanë vënë numrin e civilëve të vrarë në “dhjetëra mijëra”, megjithëse shifrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Ato që kanë tronditur botën në mënyrë të veçantë, kanë qenë imazhet nga Buça, qytet në zonën e Kievit. Pas tërheqjes së forcave ruse atje, në fillim të këtij muaji, qyteti është gdhirë me varre masive dhe trupa të pajetë njerëzish nëpër rrugë - disa prej tyre edhe me duar të lidhura nga pas. Ukraina ka fajësuar forcat ruse për qindra vrasjet; Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi.
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e Mariupolit
Shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, Kievi, në orët e para të 17 prillit, kanë raportuar mediat lokale.
Sirenat për sulme ajrore janë dëgjuar gjatë tërë natës në pothuajse të gjitha qarqet e Kievit dhe banorët janë udhëzuar që të shkojnë në strehimoret më të afërta.
Sipas një kryetari lokal, infrastruktura në zonën Brovari, në periferi të Kievit, është dëmtuar nga sulmet ajrore.
Kryetari Igor Sapozhko nuk dha më shumë detaje për viktimat apo për dëmet materiale.
Moska thotë se do i lejojë ushtarët ukrainas të largohen nga Mariopoli, me kusht që t’i lënë armët pas
Rusia ka thënë se do të lejojë që ushtarët ukrainas të dalin nga izolimi në Mariopol, me kusht që ata të lënë armët dhe municionet e tyre pas.
Trupat ukrainase mendohet se janë kryesisht të izoluara në rajonin e industrisë së rëndë të uzinës së çelikut, Azovstal.
Nëse pranojnë, thotë Rusia, forcat ruse do të ngrenë flamuj të kuq në orën 06:00 dhe ukrainasit duhet të ngrenë flamuj të bardhë rreth perimetrit të fabrikës së çelikut.
“Ata që e bëjnë këtë do të trajtohen në përputhje me konventën e Gjenevës për të burgosurit e luftës”, thuhet në një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes.
Deklarata e lëshuar orë më parë, tha se forcat ruse u kanë transmetuar detaje të marrëveshjes homologëve të tyre ukrainas çdo 30 minuta gjatë natës.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë dhënë asnjë shenjë se ata planifikojnë të pranojnë ofertën, raporton BBC.
Raketa ruse godet qytetin afër kryeqytetit të Ukrainës
Një sulm me raketa mëngjesin e sotëm ka dëmtuar infrastrukturën në qytetin e Brovary, afër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Kryebashkiaku i Brovary Igor Sapozhko, raportoi sulmin në një postim në internet, por nuk dha detaje mbi shkallën e shkatërrimit dhe viktimat e mundshme, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Më herët sot, një shpërthim është dëgjuar në Kiev për të dytën ditë radhazi, sipas raporteve të mediave lokale.
Ai ndodhi pasi një shpërthim në Kharkiv vrau tre persona dhe plagosi 34 të tjerë, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov.
Ukrainasit rrëzojnë me sukses armën ruse, që kushton 100 mijë dollarë amerikanë
Ukrainasit vazhdojnë të "ulin" me sukses UAV-në ruse.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ushtria ukrainase ka rrëzuar një kompleks aviacioni "Orlan-10", në rajonin e Donetsk, përcjell Bota sot.
“Ndoshta heqja dorë është një gjë e vogël. Por çmimi i një avioni të tillë është rreth 100 mijë dollarë amerikanë.
Bashkë mund të fitojmë!
Lavdi Ukrainës!
#stoprusia”, thuhet në postimin e forcave ukrainase, në Facebook.
Britania nxjerr informacionet e reja për luftën në Ukrainë, kjo është lëvizja e fundit e Rusisë
Arbnore Zhushi
Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se pavarësisht se Rusia vazhdon të ridislokojë forcat në Ukrainën lindore dhe se "objektivi i saj përfundimtar mbetet i njëjtë".
Aty thuhet: “Forcat ruse vazhdojnë të rivendosin pajisjet luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore.
Kjo përfshin vendndodhje afër Kharkiv dhe Severdonetsk”, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 17 April 2022
Ministria shtoi: “Artileria ruse vazhdon të godasë pozicionet ukrainase në të gjithë lindjen e vendit, ku Rusia planifikon të rinovojë aktivitetin e saj sulmues.
Megjithëse fokusi operacional i Rusisë është zhvendosur në Ukrainën lindore, objektivi përfundimtar i Rusisë mbetet i njëjtë.
Ajo është e përkushtuar të detyrojë Ukrainën të braktisë orientimin e saj euroatlantik dhe të pohojë dominimin e saj rajonal."
BE pritet të sanksionojë Sberbank
Bashkimi Evropian pritet që të sanksionojë huadhënësin më të madh rus Sberbank dhe firmat e tjera financiare ruse në raundin e ardhshëm të kufizimeve. Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për një gazetë gjermane.
“Ne po shikojmë më tej sektorin bankar, veçanërisht Sberbank-un, i cili përbën 37% të sektorit bankar rus”, tha von der Leyen për Bild am Sonntag kur u pyet për raundin e gjashtë të ardhshëm të sanksioneve.
Kujtojmë se SHBA ka vendosur “sanksione të rënda” ndaj Sberbank dhe një tjetër huadhënësi rus, Alfa Bank, në fillim të prillit. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka sanksionuar Sberbank dhe është zotuar t’i ndalojë të gjitha importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022.
Por BE-ja kishte kursyer deri më tani Sberbank dhe një tjetër huadhënës të madh rus, Gazprombank, sepse ato ishin rrugët kryesore për pagesat e saj për naftën dhe gazin rus.
Von der Leyen tha se Unioni po punon për “mekanizma të zgjuar” për të përfshirë naftën në sanksionet e ardhshme.
Shpërthime në Kiev
Shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin Kiev, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Shpërthime të tilla kanë ndoshur edhe dje, shkruan ‘Bota sot’
Dje një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore në qytet.
Ndërkohë, media lokale Kyiv Independent thotë se alarmet për sulm ajror janë lëshuar pothuajse në çdo rajon të Ukrainës në orët e para.
Rusia po pret që ushtarët e Ukrainës do të dërzohen.
Rusia pretendon se nuk do t’i sulmojë ata,shkruan 'Bota sot'
Nga ora 06:00 me orën e Moskës dhe për disa orë më pas, forcat ruse kanë thënë se do të lejojnë ushtarët të largohen nga bastioni i fabrikës së çelikut Azovstal - me kusht që të lënë armët dhe municionet e tyre pas.
Ata do të trajtohen në përputhje me konventën e Gjenevës për të burgosurit e luftës, thuhet në një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes.
Nëse pranojnë, thotë Rusia, forcat ruse do të ngrenë flamuj të kuq në orën 06:00 dhe ukrainasit duhet të ngrenë flamuj të bardhë rreth perimetrit të fabrikës së çelikut.