Macron: Do të vazhdojmë ta rrisim ndihmën ushtarake për Ukrainën

Evropë

Macron: Do të vazhdojmë ta rrisim ndihmën ushtarake për Ukrainën

Më: 19 prill 2022 Në ora: 23:24
Gjate takimit online/ Presidenti Emmanuel Macron

Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca dhe partnerët e saj, përfshirë SHBA-në, do të vazhdojnë ndihmën financiare, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën pas pushtimit rus.

Ai në një postim në Twitter ka dhënë detaje nga biseda e sotme me liderë botërorë, përfshirë atë të SHBA-së e Britanisë së Madhe, mbi luftën në Ukrainë.

“Nëpërmjet video-konferencës me partnerët tanë, ne konfirmuam unitetin tonë dhe vendosmërinë tonë për të vepruar për të larguar Rusinë nga vazhdimi i konfliktit.

 

 

Ne do të vazhdojmë të rrisim ndihmën tonë financiare, ushtarake dhe humanitare në mbështetje të burrave dhe grave ukrainase”, ka shkruar Macron.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat