“Ky mund të jetë mesazhi i fundit”, komandanti ukrainas: Nuk do t’i lëmë armët

Evropë

“Ky mund të jetë mesazhi i fundit”, komandanti ukrainas: Nuk do t’i lëmë armët

Nga: G.B Më: 20 prill 2022 Në ora: 09:03
Serhiy Volyna

Një komandant ukrainas në qytetin port të Mariupolit ka thënë se forcat në fabrikën e çelikut Azovstal nuk do të lënë armët, ndërsa luftimet kundër forcave ruse vazhdojnë, raporton The Washington Post, përcjell Bota sot.

Majori Serhiy Volyna i brigadës së 36-të të veçantë të marinës tha për gazetën se ushtarët e tij do të vazhdojnë të kryejnë operacione luftarake dhe të kryejnë detyrat e tyre ushtarake për sa kohë që do të kenë mundësi.

Në një video të dërguar në The Post, komandanti u kërkoi gjithashtu udhëheqësve botërorë të ndihmonin për të siguruar largimin e njerëzve nga Mariupol.

“Ky është adresimi jonë drejtuar botës. Ky mund të jetë mesazhi ynë i fundit. Mund të kemi vetëm disa ditë apo edhe orë të mbetura. Forcat armike janë 10 herë më të mëdha se tonat, kanë kontroll mbi ajrin, artilerinë, në tokë, mbi tanket dhe epërsinë e automjeteve. Ne po mbrojmë një objekt, impiantin ku ndodhet garnizoni ushtarak i Mariupolit dhe civilët e kapur nga lufta”.

“Ne po i drejtohemi liderëve botërorë për të na ndihmuar. Garnizoni ushtarak i Mariupolit ka më shumë se 500 ushtarë të plagosur dhe qindra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Ne po kërkojmë të na ofrojnë siguri në territorin e vendit të tretë”, ka thënë ai.

Rusia u ka dhënë përsëri një ultimatum trupave të mbetura për t'u dorëzuar me një ofertë të dukshme armëpushimi - por ukrainasit do ta refuzojnë atë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat