Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi vendos për herë të tretë përsëritjen e zgjedhjeve në Ternoc të Madh të Bujanovcit

Evropë

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi vendos për herë të tretë përsëritjen e zgjedhjeve në Ternoc të Madh të Bujanovcit

Nga: F. B. Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:47
Ilustrim

Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka vendos sot që zgjedhjet për deputet popullor në lokacionin numër 6 në Ternoc të Madh, në komunën e Bujanovcit të përsëriten dhe të mbahet me 27 maj ditën e premte, njoftoi “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo do të jetë hera e tretë që në Ternoc të madh të përsëriten zgjedhjet parlamentare, pas atare të mbajtura në 3 prill , përkatësisht me 28 prill të këtij viti.

Siç dihet herën e parë zgjedhjet ishin përsëritur pas ankesës së miratuar të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës, që i mungonin diku 400 vota, të cilat i plotësoi ky koalicion me zgjedhjet e 28 prillit, ku u konfirmuar kalimi i pragut dhe fitorja e një vendi deputeti.

Mirëpo pas përsëritjes ishte subjekti SPS që paraqiti ankesë për parregullsi në zgjedhje, pasi një person ka votuar pa dokumente zyrtare identifikimi dhe Gjykata Administrative miratoi ankesën ndërsa Komisioni Zgjedhor vendosi përsëritjen e zgjedhjeve. 

Në vendimin  e Gjykatës  ankesë pat paraqitur edhe koalicioni i shqiptarëve të Luginës, mirëpo KZR ka refuzuar ankesën duke mundësuar përsëritjen e zgjedhjeve për deputet.

Siç dihet Ternoc i Madh është vendbanim kryesisht shqiptar dhe në te të drejtë vote kanë 1 mijë e 89 persona, ndërsa koalicionit të shqiptarëve iu duhen rreth 400 vota për të kaluar pragun dhe për të fituar një vend deputeti në Kuvendin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat