Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në gusht

Evropë

Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në gusht

Nga: H.O. Më: 23 maj 2022 Në ora: 07:42
Ilustrim

Ukraina ka zgjatur ligjin ushtarak për tre muaj deri më 23 gusht.

Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi fillimisht dekretin, së bashku me një thirrje të përgjithshme mobilizimi ushtarak, më 24 shkurt dhe që atëherë e ka zgjatur atë për një muaj në dy raste.

Të dielën, parlamenti i Ukrainës votoi me një shumicë absolute për një zgjatje të tretë, ndërsa Rusia vazhdon të përqendrojë ofensivën e saj në rajonin lindor të Donbasit.

Përfaqësuesi i Zelensky në Gjykatën Kushtetuese, Fedir Venislavskyy, tha se vendimi për ta zgjatur atë për 90 ditë këtë herë është për shkak se një "kundërsulm kërkon më shumë kohë se sa mbrojtja".

Sipas ligjit ushtarak, burrave ukrainas të moshës 18-60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi nëse nuk kanë përjashtime të veçanta./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat