Turistët bëjnë ‘selfie’ teksa burri i vë flakën vetes në qendër të qytetit turistik turk

Evropë

Turistët bëjnë ‘selfie’ teksa burri i vë flakën vetes në qendër të qytetit turistik turk

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Turistë e kalimtarë, madje dhe fëmijë bënin foto teksa një burrë hodhi benzinë mbi vete dhe i vuri zjarrin rrobave në qendër të qytetit turistik, teksa njerëzit besonin se pamje e tmerrshme një lojë për tërheqjen e vëmendjes.

Burri i veshur me një pelerinë të zezë i vuri zjarrin vetes para Kullës historike Galata në Stamboll, Turqi, teksa të pranishmit bënin foto të njeriut që digjej.

Fëmijë të vegjël shikonin incidentin e tmerrshëm që shpalosej para tyre.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon burrin që mezi ecën teksa flakët shpërthejnë rreth trupit të tij.

Rrjedhimisht ai lëshon një drapët të frikshëm që mbante në dorë si pjesë e kostumit të frikshëm dhe hap krahët, derisa më pas bie në gjunjë dhe rrëzohet përtokë.

Një prej përdoruesve që postonte foton e një fëmijë duke fotografuar të djegurin që binte në gjunjë, komentonte: “Jetojmë në një botë të errët!”

Raportime të pabesueshme nga vendi thonë se burri i kishte mbijetuar dhe kishte folur me autoritetet pasi ishte ndihmuar nga vendasit dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë.

Shumë nga komentuesit në rrjet nuk ishin të bindur për vërtetësinë e incidentit duke thënë se mund të ishte një ‘performacë rruge’.

“Kishte kaq shumë njerëz dhe dyqanxhinj, asnjë nuk ndërhyri për të parandaluar tentativën e dëshpëruar të një personi”, shkruante një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat