Gjermani: Dy të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një supermarket

Evropë

Gjermani: Dy të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një supermarket

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një supermarket në Gjermani.

Rasti tragjik ka ndodhur mesditën e së martës në pjesën Treysa të qytetit Schwalmstadt.

Sipas policisë një person e ka goditur me armë zjarri një grua duke e lënë të vdekur, dhe më pas e ka vrarë vetën.

Nuk bëhen të ditur detajet rreth motivit të sulmit, shkruan Die Welt.

Në njoftimin e organeve të rendit theksohet se viktima është një grua 53 vjeçare derisa për të dyshuarin i cili e kishte shkaktuar sulmin thuhet se është një 58 vjeçar.

Në momentin e sulmit raportohet se brenda supermarketit kishte shumë njerëz, transmeton Klankosova.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat