Vrau gruan në sy të foshnjës 10-muajshe, Babis kërkon të studiojë për Drejtësi që nga qelia

Evropë

Vrau gruan në sy të foshnjës 10-muajshe, Babis kërkon të studiojë për Drejtësi që nga qelia

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Babis Anagnostopoulos, nga dita e djeshme do ta vuajë dënimin në burgun e Malandrinos në Fokida. Kërkesa e tij për të qëndruar në Korydallos është refuzuar për arsye sigurie.

Piloti grek, i dënuar për vrasjen e gruas së tij Caroline Crauts brenda shtëpisë së tyre në Glyka Nera, është vendosur në karantinë prej tre ditësh, në kuadër të masave mbrojtëse nga koronavirusi. Më pas do të transferohet në një qeli.

Mediat në vend raportojnë se ai është nën vëzhgim të shtuar, për shkak të kërcënimit që dyshohet se i kanë bërë 8 muaj më parë, kur Georgiaos tha se do ta vriste. Ndërkohë, kujtomë se Anagnostopoulos i kërkoi drejtuesve të burgut që të punojë me kohë të pjesshme.

Kërkesa e tij po shqyrtohet, pasi prej gjashtë muajsh është disiplinuar, pasi u kap me celular në qelinë e burgut të Korydallos. Kërkesa e tij e dytë ka të bëjë me studime. Piloti kërkon të japë provimet kombëtare të vitit, për të hyrë në Fakultetin e Drejtësisë.

Nuk dihet nëse ai ka dashur gjithmonë të studiojë për këtë degë apo këtë vendim e ka marrë gjatë kohës që po gjykohet si i pandehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat