Tre të vdekur pas përplasjeve në një autostradë, gjatë motit të stuhishëm në Arkansas – disa u përfshin nga zjarri

Evropë

Tre të vdekur pas përplasjeve në një autostradë, gjatë motit të stuhishëm në Arkansas – disa u përfshin nga zjarri

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 21:14
Pamje nga aksidenti

Tre persona gjetën vdekjen pasi të paktën një duzinë automjetesh u përplasën në pika të ndryshme përgjatë rrugës së ngarkuar ndërshtetërore gjatë stuhive në jugperëndim të Arkansas, tha policia e shtetit.

Përplasjet ndodhën të mërkurën pasdite në korsitë lindore të zonës ndërshtetërore pranë Friendship, Arkansas, rreth 50 milje (80 kilometra) në jugperëndim të Little Rock, tha Departamenti i Transportit në Arkansas.

Përplasjet, të cilat filluan me një përplasje prej dy automjetesh që çuan në të paktën dy përplasje të tjera me reaksion zinxhir, ishin të lidhura me motin, tha zëdhënësi i Policisë së Shtetit të Arkansas, Bill Sadler për Arkansas Demokrat-Gazette.

Përplasjet mbyllën të gjitha korsitë e ndërshtetërore 30, e cila lidh Little Rock me Dallasin.

Një zjarr u raportua në një nga vendet e përplasjes, tha policia, dhe video nga vendi i ngjarjes tregonte shumë kamionë të mëdhenj duke u djegur.

Trafiku ishte aq i paralizuar sa punonjësit e shtetit shpërndanë ushqime dhe ujë për shoferët e bllokuar rreth orës 19:30 të mërkurën, sipas kohës lokale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat