“E kam vrarë unë”- Groposi të bijën 5-vjeçare dhe inskenoi rrëmbim, nëna pranon krimin!

Evropë

“E kam vrarë unë”- Groposi të bijën 5-vjeçare dhe inskenoi rrëmbim, nëna pranon krimin!

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Martina Patti, nëna e 5-vjeçares, Elena që u gjet e groposur në një tokë bujqësore pranë banesës së saj ka pranuar krimin.

Gjatë marrjes në pyetje, 23-vjeçarja nuk ka shpjeguar arsyet përse e kreu vrasjen makabër të së bijës.

Trupi i pajetë i Elenës u zbulua nga nëna e saj mëngjesin e së martës (14 qershor), në një tokë bujqësore rreth 200 metra larg banesës ku jetonin së bashku në zonën e Katanias.

Një ditë më parë, ajo kishte denoncuar zhdukjen e 5-vjeçares duke e raportuar si rrëmbim. Gruaja deklaroi se tre persona të armatosur dhe me kapuç kishin rrëmbyer vajzën e saj, pasi e kishte marrë nga kopshti.

Denoncimi i saj nuk ishte i besueshëm, dhe hetuesit ngritën dyshimet për shkak se Martina Patti ishte e vetmja dëshmitare e “rrëmbimit” të së bijës dhe pas ngjarjes nuk ka telefonuar menjëherë policinë, por fillimisht kishte shkuar në banesë dhe më pas ishte paraqitur tek karabinierët për të bërë denoncimit.

Ndaj policia italiane dhe prokurorët i bënë presion gruas të zbulonte vendin se ku ndodhej vajza e saj.

Ndërkohë babai i vogëlushes, i cili ishte i ndarë nga Martina Patti, ka mbërritur mes lotësh në vendngjarje.

“Ajo është mbesa ime, mos më prekni, më lini të kaloj. Dua trupin e saj”, bërtiste në gjyshi i Elenas, nga ana e babait, në momentin kur mbërriti në vendin e krimit.

Ndërsa gjyshja nga ana e të atit, Rosaria Testa, shton: “Ne besuam versionin e saj, se Elena ishte rrëmbyer. Nuk kishim arsye të mos besonim. Elena ishte një fëmijë i mrekullueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat