Përmbyllet gjithçka| Myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukorliq, pati vdekje natyrale

Evropë

Përmbyllet gjithçka| Myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukorliq, pati vdekje natyrale

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 20:39
Muamer Zukorliq

Myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukorliq ndërroi jetë për shkak të sulmit (arrestit) kardiak, thotë rezultat i autopsisë, i cili u ndoq nga një ekip i pavarur mjekësh nga Gjermania. Kjo i jep fund të gjitha spekulimeve për shkakun e vdekjes së papritur – thanë avokatët e familjes.

Po ju përcjellim një deklaratë të nënshkruar nga përfaqësuesit ligjorë të fëmijëve të mitur të Elma dhe myftiut Muamer Zukorliq, avokateve Mirjana Radovanoviq dhe Danka Zariq.

“Instituti për Mjekësi Ligjore nga Nishi ka dhënë konstatim dhe mendim se vdekja e Muamer Zukorliqit ka qenë me origjinë natyrore dhe se ka ndodhur për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të funksionit dhe pasues të arrestit kardiak për shkak të sëmundjes së rëndë dhe progresive kardiovaskulare të mëhershme. Në përfundim thuhet se Muamer Zukorliq pësoi një atak akut në zemër në periudhën midis marsit dhe nëntorit 2021, si dhe se ai ishte diagnostikuar me stenozë të aortës dhe se sëmundja u zhvillua me kalimin e viteve. Instituti për Mbrojtjen Shëndetësore të Punëtorëve në Novi Sad ka kryer një analizë toksikologjike dhe ka konstatuar se në asnjërën nga mostrat nuk ka koncentrim të lëndës që mund të jetë shkaktar i helmimit akut me përfundim fatal”.

Në këtë mënyrë kanë përfunduar të gjitha çështjet për shkakun e vdekjes së të ndjerit Muamer Zukorliq.

Ekspertët nga Gjermania dhe Bosnja dhe Hercegovina morën pjesë në autopsi si vëzhgues. Ata nuk kishin asnjë kundërshtim për autopsinë. Me atë rast nuk kanë marrë mostra nga trupi dhe detyra e tyre nuk ka qenë që të bëjnë analizë toksikologjike të trupit.

Në veçanti falënderojmë Prokurorinë e Lartë Publike në Novi Pazar dhe Gjykatën e Lartë në Novi Pazar, si dhe të gjitha organet e tjera shtetërore që në mënyrë profesionale organizuan dhe kryen  autopsinë e trupit të të ndjerit Myfti Muamer Zukorliq, duke respektuar të gjithë propozimet e të dëmtuarve”, thekson familja në deklaratë.

Zhvarrimi dhe më pas autopsia e Zukorliqit u kryen pasi që familja kishte dyshime se ai ishte vrarë qëllimisht duke u helmuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat