Valë e re e infektimeve me COVID në Greqi? Ekspertët paralajmërojnë shtim të rasteve, këto janë mutacionet që dominojnë

Evropë

Valë e re e infektimeve me COVID në Greqi? Ekspertët paralajmërojnë shtim të rasteve, këto janë mutacionet që dominojnë

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Greqia po përfshihet nga një valë e re e infektimeve me COVID. Autoritetet po monitorojnë nga afër tendencën në rritje të rasteve të infektimeve dhe shtrimet në spitale.

Mutacionet që dominojnë aktualisht janë Omicron, BA.4 dhe BA.5 dhe sipas mediave vendase që citojnë ekspertët e shëndetit mund të arrijnë kulmet në 15 ditët e ardhshme.

Ditën e sotme u shënuan 4832 raste të reja. Ky numër është më i ulët se ato të javës së kaluar kur shifrat arritën deri në 8000, por megjithatë ekspertët thonë se kjo nuk është arsye për t’u gëzuar pasi shumë qytetarë tashmë po i injorojnë masat.

Edhe numri i pacientëve të rinj në spitale është vazhdimisht në rritje. Në 24 orët e fundit janë shtruar në spitale 139 pacientë të rinj ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 644 pacientë në total. 97 prej tyre janë të intubuar mes të cilëve edhe 4 pacientë të moshës 18 deri në 39 vjeç.

Greqia hoqi plotësisht masat anti COVID, 20 ditë më parë duke pezulluar edhe vendimin për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat