Macron: Partitë janë kundër një qeverie të unitetit kombëtar

Evropë

Macron: Partitë janë kundër një qeverie të unitetit kombëtar

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 09:40
Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Moldavi. 15 qershor, 2022.

Presidenti Emmanuel Macron ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar për momentin. Kreu i Elizesë arriti në këtë përfundim pas konsultimeve me liderët e partive franceze.

Duke iu drejtuar francezëve për herë të parë që nga zgjedhjet e së dielës, kur partia e tij humbi një shumicë parlamentare, Macron pranoi se kishte pasur ndarje të shtuara pas zgjedhjeve dhe i bëri thirrje klasës politike të mësojë të qeverisë dhe të miratojë ligje ndryshe.

Partia e presidentit francez nuk ka fituar një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare dhe duhet të krijojë koalicion. Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, centristët e Macron fituan shumicën e ulëseve, 245 nga gjithsej 577, por një shumicë absolute kërkon të paktën 289.

Në vend të dytë është koalicioni i majtë, Unioni i Popullit i Ri Ekologjik dhe Social (Nupes) me 131 ulëse, kryetarja e djathtë e Asamblesë Kombëtare Marine Le Pen fitoi 89, ndërsa republikanët e djathtë 61.

“Dëgjoj dhe jam gati të marr përsipër dëshirën për ndryshim që vendi e ka shprehur qartë”, tha gjithashtu Macron, duke kujtuar se për dy ditë kishte biseduar me liderët e të gjitha grupeve politike dhe se të gjithë shprehën respekt për institucionet franceze dhe dëshirën për të shmangur bllokadën e vendit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat