Princi Charles pranoi një valixhe me 1 milion euro nga ish-kryeministri i Katarit

Evropë

Princi Charles pranoi një valixhe me 1 milion euro nga ish-kryeministri i Katarit

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 15:50
Princi Charles

Princi i Uellsit pranoi një valixhe, që përmbante një milion euro, nga një ish-kryeministër i Katarit, ka raportuar Sunday Times.

Gazeta thotë se ky ishte një nga tre donacionet e Sheikh Hamad bin Jassim, nga tre milionë euro në total.

Clarence House tha se donacionet nga sheiku iu kaluan menjëherë një prej bamirësive të princit dhe u ndoqën të gjitha proceset e duhura.

Nuk ka asnjë sugjerim që pagesat ishin të paligjshme.

Sipas Sunday Times, Princit Charles pranoi tri herë personalisht para nga ish-kryeministri midis 2011 dhe 2015.

Fondet u morën nga Fondi Bamirës i Princit të Uellsit, qëllimi i deklaruar i të cilit është “të transformojë jetët dhe të ndërtojë komunitete të qëndrueshme”, duke dhënë grante për kauza të mira në fusha të tilla si konservimi, arsimi, shëndetësia dhe përfshirja sociale.

Fondi i tha Sunday Times se administruesit e tij kishin arritur në përfundimin se donatori ishte legjitim dhe se auditorët e tij kishin nënshkruar dhurimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat