E tmerrshme, me maskë dhe me pistoletë, si i grabitën 600 euro pronarit të dyqanit

Evropë

E tmerrshme, me maskë dhe me pistoletë, si i grabitën 600 euro pronarit të dyqanit

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 18:38
Dy grabitësit që u arrestuan janë vëllezër.

Mediet greke kanë publikuar pamjet nga grabitja e një kioske në Neo Heraklio.

Nga pamjet e publikuara duken 2 hajdutët e maskuar me kokore, të cilët afrohen te kioska dhe neutralizojnë pronarin duke e kërcënuar me pistoletë.

Ndërkohë autori i tretë kontrollonte rrugën. Hajdutët vodhën nga kioska 600 euro.

Pasi morën paratë hajdutët hipën në motorin që kishin parkuar aty pranë dhe u larguan.

Autoritetet policore arritën të identifikojnë autorët e grabitjes.

Dy prej tyre janë arrestuar. Ndërsa autori i tretë është në kërkim.

Bëhet me dije se dy grabitësit që u arrestuan janë vëllezër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat