Rriten pagat e deputetëve dhe ministrave gjerman – kancelari do të paguhet mbi 30 mijë euro në muaj

Evropë

Rriten pagat e deputetëve dhe ministrave gjerman – kancelari do të paguhet mbi 30 mijë euro në muaj

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 21:16
Olaf Scholz

Derisa qytetarët e Gjermanisë po përballen me çmime më të larta dhe duhet të kursejnë, nga nesër pagat e politikanëve në atë vend do të rriten.

Nga 1 korriku, pagat e deputetëve të Bundestagut do të rriten me 310,40 euro, gjegjësisht në 14,906,68 euro.

Nga rritja e pagave në Bundestag përfitojnë edhe anëtarët e qeverisë, pasi shumë prej tyre kanë ende mandatin e deputetit.

Kështu për herë të parë paga e kreut të qeverisë do të kalojë 30 mijë euro në muaj, shkruan bild.


Olaf Scholz do të marrë një pagë prej 30,139.81 euro nga e premtja, njoftoi qeveria me kërkesë të Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Në të ardhmen, zv.kancelari Robert Habeck do të marrë 25,573,08 euro, po aq sa pagat, ndër të tjera, ministres së Jashtme, Annalena Baerbock.

Ministrja e Mbrojtjes, Kristina Lambrecht duhet të mjaftohet me “vetëm” 20,425.57 euro në muaj. Ajo nuk do të merr të ardhura të lartë sepse nuk është edhe deputete.

Ndryshe, koalicioni “Semafor” është qeveria gjermane më e paguar e të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat