Qeveria suedeze i përgjigjet kërkesës së Erdoganit: Gjykatat vendosin për ekstradimin e qytetarëve të huaj

Evropë

Qeveria suedeze i përgjigjet kërkesës së Erdoganit: Gjykatat vendosin për ekstradimin e qytetarëve të huaj

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 00:49
Recep Tayyip Erdogan

Që kur Turqia hoqi veton e saj për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, ka pasur shqetësime se cila ishte kostoja e këtij veprimi.

Të mërkurën, Ankaraja tha se do të kërkonte nga Suedia dhe Finlanda ekstradimin e 33 militantëve të dyshuar kurdë dhe të dyshuarve të komplotit për grusht shteti.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag tha se Ankaraja kërkonte 12 të dyshuar nga Finlanda dhe 21 të tjerë nga Suedia.

Shtetet nordike ranë dakord të martën vonë që “të trajtojnë me shpejtësi kërkesat e Turqisë për dëbim ose ekstradim të të dyshuarve për terrorizëm”.

Edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se parlamenti i vendit të tij nuk do ta ratifikojë marrëveshjen në rast se shtetet nordike nuk e mbajnë premtimin.

Megjithatë, sot ministri suedez i drejtësisë Morgan Johansson këmbënguli se çdo vendim në lidhje me ekstradimin e kurdëve do të merret nga “gjykata të pavarura”.

“Qytetarët suedezë nuk ekstradohen”, tha Johansson.

Shtetasit jo suedezë mund të ekstradohen me kërkesë të vendeve të tjera, por vetëm nëse është në përputhje me ligjin suedez dhe Konventën Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat