Trifkoviç ua shuan ëndrrat serbëve: Nuk ka asgjë nga anëtarësimi as tash as kurrë, në BE kanë ndjesi negative ndaj serbëve

Evropë

Trifkoviç ua shuan ëndrrat serbëve: Nuk ka asgjë nga anëtarësimi as tash as kurrë, në BE kanë ndjesi negative ndaj serbëve

Nga: F. B. Më: 1 korrik 2022 Në ora: 19:20
Srgja Trifkoviç

Kjo është një lojë e poshtër e Brukselit, një nga shkaqet kryesore që nuk do të jetë zgjerim të BE-së është përbuzja kulturore që bërthama e BE-së ndjen ndaj Ballkanit, ka deklaruar profesori Srgja Trifkoviç, që deklaron se kjo vërehet posaçërisht ndaj serbëve andaj “Nuk ka as tash as kurrë anëtarësim të Serbisë në BE”, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Ai konsideron se disa nga vendet kryesore kanë përbuzje për të gjithë Ballkanin, por ndjesia negative më e shpeshta është ndaj serbëve.

“Ndjesia më e shpeshtë negative shihet ndaj serbëve. Serbofobia absolutisht nuk i nënshtrohet analizës kritike, pa marr parasysh çka na kanë fol për 20 vite jo baronesha, jo Mogerini e jo pasuesit e tyre. Të gjitha këto janë marrëzi dhe tregime për fëmijë të vegjël. Nga anëtarësimi në BE nuk ka asgjë as tash, as kurrë” tha ai.

Srgja Trifkoviç, gjatë diskutimit të kësaj çështje dhe rreth manipulimit rreth statusit të kandidatit për BE, iu kujtua edhe kënga e vjetër e Kiçe Slabincit “kurorëzim nuk do të ketë kurrë”, që e ndërlidhi me situatën.

“Të gjithë e dinë se nuk bëhet fjalë për hyrje në BE të Ukrainës, Gruzisë, Moladavisë, Jermenisë e Azerbejxhanit. Nuk do të ketë zgjerim sepse të gjithë ata që kanë ndikim e vendosin duan kështu”, tha profesori Trifkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat