​Gjenerali amerikan Cavoli merr komandën e lartë të NATO-s mes luftës në Ukrainë

Evropë

​Gjenerali amerikan Cavoli merr komandën e lartë të NATO-s mes luftës në Ukrainë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Christopher Cavoli është emëruar komandanti i ri suprem i aleatëve të NATO-s në Evropë (SACEUR), pasi marrjes së komandës nga gjenerali amerikan, Tod Wolters në një ceremoni në Mons, Belgjikë.

Emërimi i tij vjen pasi aleanca ra dakord javën e kaluar për një përforcim të madh të anëtarëve të Evropës Lindore gjatë një samiti të liderëve të NATO-s në Madrid, në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës.

“Cavoli hyn në rolin kryesor të aleancës mes kthimit të konfliktit brutal në Evropë”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij.

Cavoli do të jetë përgjegjësi kryesor për planifikimin dhe ekzekutimin e masave ushtarake për të mbrojtur aleancën dhe për të penguar Rusinë.

Për shembull, një model i ri i forcës së NATO-s do të zbatohet në muajt e ardhshëm. Kjo parashikon, ndër të tjera, vendosjen e më shumë se 300 mijë ushtarëve në gatishmëri të lartë në rast krizash.

“Wolters, ish-komandanti më i lartë i forcave ajrore të SHBA-së në Evropë, shërbeu më shumë se tre vjet si komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR) dhe ishte udhëheqësi i duhur, në postin e duhur, në kohën e duhur”, tha Stoltenberg.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat