“Hasta la vista baby”, Boris Johnson jep fjalimin e fundit si kryeministër

Evropë

“Hasta la vista baby”, Boris Johnson jep fjalimin e fundit si kryeministër

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 16:06
Boris Johnson

“Hasta la vista, baby! Thank you”, këto ishin fjalët e fundit të Boris Johnson si kryeministër në dhomën e parlamentarëve britanikë.

Johnson tha se ai do të përdorë javët e tij të fundit në detyrë për të “përparuar në axhendën për të cilën ata u zgjodhën në 2019.

“Ne kemi ndihmuar, unë kam ndihmuar që ky vend të kalojë një pandemi dhe kam ndihmuar në shpëtimin e një vendi tjetër nga barbaria. Dhe sinqerisht, kjo është e mjaftueshme për të vazhduar me tej. Misioni u krye. Dua të falënderoj të gjithë stafin e mrekullueshëm të Dhomës së Komunave, dua të falënderoj të gjithë miqtë dhe kolegët e mi, faleminderit të gjithëve”, tha Boris Johnson.

Në ndërkohë, deputetët konservatorë kanë nisur votimin për të zgjedhur dy kandidatët përfundimtarë që konkurrojnë për ta zëvendësuar Boris Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat