Babai në mungesë la foshnjën në makinë, pësoi goditje nga nxehtësia dhe vdiq!

Evropë

Babai në mungesë la foshnjën në makinë, pësoi goditje nga nxehtësia dhe vdiq!

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Një foshnjë 14 muajshe ka ndërruar jetë në makinë për shkak të goditjes nga nxehtësia si pasojë e valës së të nxehtit ekstrem në Francë. Por për vdekjen e tij tragjike nuk janë shkaktuar vetëm kushtet e vështira atmosferike, por edhe vetë babai i tij, pasi dyshohet se ka harruar… me orë të tëra fëmijën brenda mjetit të parkuar! Sipas informacioneve të Daily Mail, lajmi tragjik vjen nga një qytet në jug-perëndim të Francës, i cili është prekur veçanërisht nga kushtet e motit “të nxehtë”. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar, kur babai kishte marrë me vete fëmijën që në mëngjes, për ta lënë në çerdhe.

Megjithatë, babai harroi që e kishte fëmijën në sedijen e pasme të makinës, kështu që nuk e dërgoi ​​kurrë në çerdhe. Më pas ai parkoi makinën në diellin e nxehtë me foshnjën fatkeqe brenda.

Ashtu siç pritej, fëmija pësoi goditje nga nxehtësia nga temperaturat e larta , duke sjellë kështu vdekjen e tij të tmerrshme.

Sapo nëna e kuptoi se diçka nuk shkonte me fëmijën, ajo lajmëroi shërbimet e urgjencës së vendit, të cilët nxituan në vendngjarje – rreth orës 17:00 – duke u përpjekur më kot për të ringjallur foshnjën.

Foshnja u gjet e pajetë pasditen e së njëjtës ditë në parkingun e kompanisë aeronautike “Safran”. Lajmi për humbjen e tij në këtë mënyrë brutale ka tronditur botën si brenda kufijve të vendit, ashtu edhe globalisht.

Autopsia e kryer ende nuk ka përcaktuar shkaqet e sakta që çuan në vdekjen e fëmijës, por siç raportoi prokuroria dje “nga hetimet fillestare rezulton se fëmija i vogël ka vdekur nga mbytja dhe dehidratimi”.

Vlen të theksohet se prindërit, për shkak të tronditjes që kanë përjetuar kur kanë marrë vesh se fëmija i tyre ka vdekur, janë dërguar me urgjencë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat