Kush është gardiani i burgut që abuzonte seksualisht me 14-vjeçaren/ Zbardhen detaje të rënda nga dosja hetimore!

Evropë

Kush është gardiani i burgut që abuzonte seksualisht me 14-vjeçaren/ Zbardhen detaje të rënda nga dosja hetimore!

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 08:23
Gardiani

Zemërim, trishtim dhe shqetësim ka shkaktuar zbulimi i rastit skandaloz të abuzimit seksual të një 14-vjeçareje nga një gardian burgu 53-vjeçar në Lesvos, Greqi.

Polici, baba i dy fëmijëve të mitur (rreth gjashtë dhe tre vjeç), punonte gjithashtu si trajner volejbolli në një ekip lokal, pjesë e të cilit ishte edhe e mitura.

Sipas Protothema, prindërit e vajzave të ekipit i kishin besuar atij fëmijët që t’ua çonte në shtëpitë e tyre pas stërvitjeve.

Sipas të dhënave deri më tani, punonjësi i policisë ka abuzuar seksualisht me vajzën për shtatë muaj, duke filluar nga janari i vitit 2022, ndërsa në maj ka nisur t’i kërkojë asaj video pornografike.

Në ishull të gjithë ata që e njihnin kanë shtangur dhe sipas informacioneve ekziston frika se 14-vjeçarja mund të mos jetë “viktima” e tij e vetme.

Siç thuhet në dosjen e siguruar nga protothema.gr, është konstatuar se personi në fjalë ka vepruar në mënyrë sistematike që nga janari i vitit 2022 me gjimnazisten e vitit të 2-të dhe nga muaji maj 2022, duke përdorur një profil në aplikacionin online “Messenger” dhe u përpoq sistematikisht të joshë të miturën me video pornografike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat