Probleme me motorin, aeroplani bën ulje emergjente në një autostradë në Slloveni

Evropë

Probleme me motorin, aeroplani bën ulje emergjente në një autostradë në Slloveni

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 16:54
Aeroplani bën ulje emergjente në një autostradë

Një aeroplan i vogël me dy pasagjerë ka bërë ulje emergjente sot në autostradën afër qytetit të Brezjes në Slloveni dhe sipas informacioneve fillestare nuk ka të lënduar.

Policia e Kranjit ka njoftuar se ka marrë njoftim se një aeroplan i vogël ka bërë ulje emergjente në rrugën kryesore afër Brezjes në drejtim të Jesenicës, transmeton portali slloven 24ur.

Vendi i uljes së detyruar të aeroplanit në autostradë po sigurohet aktualisht nga policia. Komunikacioni në autostradë zhvillohet në shiritin e shpejtë dhe ka edhe bllokime trafiku.

Vonesa aktualisht është 30 minuta.

Një regjistrim i bisedës mes pilotit dhe kullës së kontrollit, i cili gjendet edhe në faqen e trafikut ajror Live, dëshmon se ka pasur një problem me motorin.

Image
Aeroplani bën ulje emergjente në një autostradë
Image
Aeroplani bën ulje emergjente në një autostradë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat