Përgjimi i telefonit të deputetit të opozitës greke/ Reagon Mitsotakis: Nuk isha në dijeni, s’do e kisha lejuar!

Evropë

Përgjimi i telefonit të deputetit të opozitës greke/ Reagon Mitsotakis: Nuk isha në dijeni, s’do e kisha lejuar!

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 18:42
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mohuar të ketë pasur dijeni se Shërbimi Informativ Kombëtar (EYP), kishte tentuar të përgjonte celularin e kryetarit të partisë opozitare, Nikos Androulakis.

Në një konferencë për mediat, Mitsotakis u shpreh se nëse do të ishte në dijeni për një akt të tillë, nuk do e kishte lejuar.

“Ajo që ndodhi nuk ishte e paligjshme, por ishte një gabim. Nuk e dija dhe padyshim që nuk do ta kisha lejuar kurrë” – u shpreh Mitsotakis.

Ai tha se do të propozonte ndryshime në mënyrën se si funksiononte shërbimi inteligjent, duke shtuar se EYP kishte nënvlerësuar pasojat politike të veprimeve të saj.

Ishte vetë kryetari i partisë Pasok i cili denoncoi rastin në fjalë, çka solli dhe dorëheqjen e kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar, Panagiotis Kontoleon dhe sekretarit të përgjithshëm të këtij institucioni, Grigoris Dimitriadis.

Dorëheqja të premten e Dimitriadis, i cili është gjithashtu nipi i Mitsotakis , dhe shefit të EYP-së Kontoleon, erdhi pasi zyra e kryeministrit tha se EYP kishte kryer “veprime të pasakta” në “procedurën e mbikëqyrjes ligjore”. Nuk ka sqaruar se cila procedurë është ndjekur gabimisht.

Androulakis, i cili u bë lider i qendrës së majtë Pasok në dhjetor të vitit të kaluar, tha se zbuloi se kishte pasur një përpjekje për të përgjuar telefonin e tij celular duke përdorur spyëare Predator kur ai ia dorëzoi atë shërbimit të sigurisë kibernetike të Parlamentit Evropian.

Sistemi shumë i sofistikuar i mbikëqyrjes fiton akses në mesazhe të koduara si ËhatsApp dhe mund të aktivizojë kamerën dhe mikrofonin e një telefoni.

Duke folur në televizionin grek të premten, Androulakis tha: “Kurrë nuk prisja që qeveria greke të më spiunonte duke përdorur praktikat më të errëta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat