Britania: Shpërthimet në bazën në Krime degradojnë flotën ajrore ruse

Evropë

Britania: Shpërthimet në bazën në Krime degradojnë flotën ajrore ruse

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Shpërthimet që ndodhën gjatë kësaj jave në bazën ajrore ruse në Krime, kanë degraduar flotën ajrore të Rusisë, tha Britania.

Shpërthimet në bazën ajrore Saki kanë shkatërruar të paktën tetë avionë luftarakë rusë dhe kanë shkaktuar shkatërrim të madh.

Përderisa avionën e shkatërruar janë vetëm një pjesë e vogël e flotës ruse në Detin e Zi, Britania tha se kapacitetet e flotës do të preken, pasi që Saki konsiderohet si bazë kryesore operacionale.

Në përditësimin ditor për luftën në Ukrainë, Ministria britanike e Mbrojtjes, tha se me gjasë baza Saki është ende operacionale, por zonat përreth kanë pësuar dëme serioze.

Imazhet satelitore të publikuara këtë javë kanë shfaqur shkatërrim të madh në bazën ajrore Saki, në Krimenë e okupuar nga Rusia.

Baza ruse në Krime para dhe pas shpërthimeve masive

Rusia ka thënë se nga shpërthimet është vrarë një person dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Moska ka thënë se shkaku i shpërthimeve është mosrespektimi i rregullave kundër zjarrit.

Ndërkaq, Ukraina ka mohuar se qëndron prapa shpërthimeve. Por, disa zyrtarë të paidentifikuar ukrainas u kanë thënë mediave amerikane se ushtria ukrainase qëndron prapa shpërthimeve.

Rusia e ka përdorur bazën ajrore Saki, që gjendet në perëndim të Krimesë, për të kryer sulme në territorin ukrainas qëkur nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat