Refuzimi i vizave për rusët/ Vitali Klitschko kritikon Kancelarin gjerman Scolz: Ata vrasin fëmijë!

Evropë

Refuzimi i vizave për rusët/ Vitali Klitschko kritikon Kancelarin gjerman Scolz: Ata vrasin fëmijë!

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 00:23
Vitali Klitschko

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko ka kritikuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, pasi ky i fundit deklaroi se është e gabuar t’u mohohet plotësisht viza rusëve.

“Civilët rusë po luftojnë në Ukrainë, duke torturuar dhe vrarë ukrainas dhe fëmijë paqësorë, duke shkatërruar qytetet dhe fshatrat tona.

Shumica e qytetarëve rusë mbështesin politikat e Putinit dhe ambiciet e tij të përgjakshme perandorake”, shkroi 51-vjeçari në rrjetet sociale.

Deklarimin e bëri pas një telefonate me kolegen e tij nga Berlini, Franziska Giffey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat