Ekzekutimi i 10 personave/ Nga 1992 e deri më sot, njihuni me vrasjet më të tmerrshme në Mal të Zi

Evropë

Ekzekutimi i 10 personave/ Nga 1992 e deri më sot, njihuni me vrasjet më të tmerrshme në Mal të Zi

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Krimi i djeshëm në Mal të Zi ku një 34-vjeçar vrau 10 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë para se të eliminohej edhe ai është një nga ngjarjet më të rënda në historinë e këtij vendi.

30 vjet më parë, më 3 qershor 1992, Kosta Damjanoviç, vetëm 22 vjeç ekzekutoi 9 fshatarë në fshatin Pusonjski Do afër Pljevlja, ku më pas u vra edhe vetë autori i ngjarjes.  Një vit më vonë, në Çokrije në komunën e Bjelopoljes, 14-vjeçari Momçilo Ceroviç vrau familjen e tij, prindërit, vëllanë, kushëririn dhe mbesën trevjeçare dhe më pas u vetëvra.  Një krim tjetër ndodhi në Bijelo Polje në vitin 1993, kur Novo Soshiç, 44 vjeç eliminoi katër anëtarë të familjes në shtëpinë e tyre. Në mesin e të vrarëve ishin dy fëmijë të moshës 12 dhe 8 vjeç dhe vetëm një djalë 11-vjeçar mbijetoi.

Srgjaan Stamenkoviç nga Nishi dhe pesë persona të tjerë vdiqën në vitin 2001 në Berane në shpërthimin e planifikuar të një ndërtese trekatëshe në qendër të qytetit, shkruan Vijesti. 

Stamenkoviç e solli eksplozivin në çantë me urdhër të 34-vjeçarit Zoran Stevançeviç nga Beogradi, i cili u arrestua dy muaj pas krimit.

Në vitin 2006, në natën e Vitit të Ri, Milan Zekoviç vrau një familje prej 5 anëtarësh në shtëpinë e tyre në Zelenica afër Herceg Novi. Mes të vrarëve ishin edhe tre djem të moshës 12, 10 dhe 6 vjeç.

Ish-polici Slavko Miloviç nga Andrijevica vrau tre persona në Rijeka Marseniç në vitin 2012, ai ekzekutoi vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën, dhe më pas u vetëvra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat