Babai hero futet në det për të shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6-vjeçarin, shpëtojnë 2 të tjerët

Evropë

Babai hero futet në det për të shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6-vjeçarin, shpëtojnë 2 të tjerët

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një ngjarje sa heroike aq edhe tragjike është regjistruar në ujërat e detit Ischitella në Castel Volturno, në provincën e Casertës, Itali.

Mësohet se një burrë dhe djali i tij i mitur, 6-vjeç nga Gana u mbytën në det.

Bazuar në atë çfarë thonë rojet bregdetare, burri ndodhej në plazhin e Fontane Bleut me tre fëmijët e tij të mitur, 6, 10 dhe 13 vjeç.Të tre fëmijët u hodhën në det, por rryma i tërhoqi zvarrë nga bregu.

Për t’i shpëtuar burrë u fut në det, shpëtoi dy fëmijët 10 dhe 13 vjeç, ndërsa ai vet bashkë me djalin e vogël u mbytën.

Një nga dy fëmijët e dërguar në spital është në gjendje më të rëndë.Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, zjarrfikësja dhe Autoriteti portual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat