Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq: Nuk kam asgjë kundër krijimit të një shumicë të re

Evropë

Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq: Nuk kam asgjë kundër krijimit të një shumicë të re

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 20:57
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se nuk ka asgjë kundër formimit të shumicës së re parlamentare dhe se në lidhje me nismën për mosbesimin e qeverisë së tij, do të respektojë çdo vendim legjitim të parlamentit malazez.

Ai përsëriti se ishte i qetë në pritje të seancës së 19 gushtit, kur ishte caktuar votimi i mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi.

“Nëse dikush ka menduar se ne do të zbatojmë politikat e të tjerëve, për hir të interesave të të tjerëve, ka gabuar”, tha Abazoviq, duke thënë se çështja më e rëndësishme në botë për dikë është Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, komuna e Zetës, mbrojtja e kodrës së Goricës, raporton rtcg.

Ai thotë se Qeveria e Malit të Zi udhëheq një politikë autonome, “Të gjithë kanë prioritetet e tyre, nëse duhet të konstituohet një shumicë e re në Parlamentin e Malit të Zi, nuk kam asgjë kundër”, duke shtuar se shumica e re eventuale duhet të kristalizohet sa me shpejt te jete e mundur.

Nëse mocioni i mosbesimit për kabinetin e tij nuk kalon, siç tha ai, të nesërmen mund të shohim se çfarë do të bëjmë më pas “Nëse ndodh që të kalojë, do të tërhiqemi nga procesi”.

Abazoviq tha se Mali i Zi ka sfida të mëdha për t’i përballuar, veçanërisht në vjeshtë.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë më 19 gusht, ndoshta do të shfaqet një iniciativë tjetër. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me të, nëse asgjë nuk ndodh më 19. Sa për mua, jam plotësisht i relaksuar. Mendoj se kemi bërë shumë në gjatë 100 ditëve. Vendi duhet të ecë më tej drejt stabilitetit”, tha ai.

Ndryshe, disa parti opozitare si dhe ajo e presidentit Milo Gjukanoviq, DPS pritet të votojnë për shkarkimin e Abazoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat