Rusia u kërkon punëtorëve të mos paraqiten nesër në centralin bërthamor Zaporizhzhia...

Evropë

Rusia u kërkon punëtorëve të mos paraqiten nesër në centralin bërthamor Zaporizhzhia...

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Punëtorëve në termocentralin bërthamor në qendër të tensioneve në rritje u është thënë që të mos paraqiten në objekt nesër, ka konfirmuar inteligjenca ukrainase për NBC News.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se planifikon një “provokim” në uzinën e Zaporizhzhia, raporton skynews.

Agjencia e inteligjencës e mbrojtjes e Ukrainës tha se kishte informacione se stafi i kompanisë bërthamore ruse, Rosatom ishte larguar nga vendi dhe se objekti do të mbyllej për të gjithë, përveç stafit operativ.

Më herët, Rusia kërcënoi se do ta mbyllte objektin dhe gjithashtu pretendoi se Ukraina po planifikonte një provokim në vend – duke thënë se mund të kishte një rrjedhje të vogël rrezatimi.

Ai tha se “provokimi” u caktua pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në Ukrainë.

Gjatë vizitës së mëparshme të Guterresit, bombardimet ruse goditën qytetin ku ai po qëndronte një orë pasi dha një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, Ukrainën po e viziton edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat