Qytetarët tentojnë t'ja “mbathin” pas deklaratës së Putinit, por e papritura po ndodh me burrat

Evropë

Qytetarët tentojnë t'ja “mbathin” pas deklaratës së Putinit, por e papritura po ndodh me burrat

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Vetëm disa orë pas konferencës së jashtëzakonshme të presidentit Vladimir Putin, rusët po braktistin vendin.

Sipas mediave të huaja mësohet se fluturimet pa kthim nga Rusia janë rritur në orët e fundit. Ndonëse, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, u shpreh se rekrutimi i trupave do të bazohet vetëm te ata me përfojë si ushtarë profesionistë. kërkimet në internet për të blerë bileta për fluturimet “arratisjeje” janë në rritje.

Megjithatë, për shkak të urdhrit të rekrutimit, linjat ajrore ruse kanë ndaluar shitjen e biletave për burrat e moshës 18 deri në 65 vjeç . Biletat do të shiten vetëm pas miratimit nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

Fluturimet nga Moska drejt kryeqyteteve të Gjeorgjisë, Turqisë dhe Armenisë, të cilat nuk kërkojnë viza për rusët, u bënë të pamundura pak minuta pas fjalimit të Putinit. Rreth 12 fluturime direkte nga Moska për në Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan nuk u shfaqën as në faqen përkatëse të internetit.

Moska është në një trajektore të përshkallëzimit të armiqësive pas fjalimit të presidentit rus, i cili shpalli mobilizim të pjesshëm shtatë muaj pas pushtimit të Ukrainës dhe ndërkohë që vendi i tij ka pësuar disfata të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat