Numri i njerëzve që kalojnë kufirin Rusi-Finlandë dyfishohet, thotë kryebashkiaku i rajonit

Evropë

Numri i njerëzve që kalojnë kufirin Rusi-Finlandë dyfishohet, thotë kryebashkiaku i rajonit

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i kaluesve të kufirit nga Rusia në Finlandë është dyfishuar ditët e fundit krahasuar me javën e kaluar, tha të shtunën për BBC News Satu Sikanen, kryebashkiaku rajonal për Karelinë jugore në Finlandë, përcjell Bota sot.

Dje, presidenti i Finlandës dhe komiteti ministror propozuan kufizime të rëndësishme për lëshimin e vizave për qytetarët rusë dhe hyrjen në vend, tha Sikanen.

Numri i vizave të lëshuara tashmë është zvogëluar, shtoi ajo.

“Kjo është sigurisht një situatë serioze për rajonin tonë, por dua të nënvizoj se ne kemi roje të forta kufitare, kemi forca të forta mbrojtëse dhe Finlanda po i bashkohet NATO-s, kështu që ne jemi të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat