I dyshuari që vrau 13 persona në një shkollë të Rusisë, dikur ishte nxënës aty

Evropë

I dyshuari që vrau 13 persona në një shkollë të Rusisë, dikur ishte nxënës aty

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Rusinë qendrore, duke vrarë të paktën 13 persona dhe duke plagosur 21, thonë zyrtarët rusë.

Viktimat përfshijnë shtatë fëmijë në shkollën me rreth 1000 nxënës në qytetin e Izhevsk.

Personi i armatosur vrau veten në vendngjarje. Ai ishte një ish-nxënës i shkollës.

Shtatë fëmijë dhe gjashtë të rritur u vranë, duke përfshirë dy roje sigurie dhe dy mësues, sipas zyrtarëve rusë. Stafi dhe nxënësit janë evakuuar nga ndërtesat e shkollës.

Një deputet lokal tha se sulmuesi i quajtur Artem Kazantsev, kishte qenë i armatosur me dy pistoleta.

Kreu i qarkut ka shpallur periudhë zie deri më 29 shtator. Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin tha se ai është “thellësisht në zi” për sulmin.

Shkolla është në qendër të Izhevsk, një qytet me rreth 650,000 banorë, afër ndërtesave të qeverisë qendrore, shkruan BBC.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat