Helikopterët e ushtrisë ukrainase fluturojnë tejet ulët për të shmangur radarët, godasin me raketa mbi caqet e ushtrisë ruse

Evropë

Helikopterët e ushtrisë ukrainase fluturojnë tejet ulët për të shmangur radarët, godasin me raketa mbi caqet e ushtrisë ruse

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 21:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur helikopterët e ushtrisë ukrainase fluturojnë shumë ulët, dhe vazhdimisht lansojnë raketa në drejtim të caqeve të ushtrisë ruse.

Pamjet janë publikuar nga Zyra e Komunikimit Strategjik (StratCom) të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Në anën tjetër Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ka njoftuar se nga 24 shkurti kur edhe filloi pushtimi rus në këtë vend e deri më 26 shtator, Rusia ka humbur në luftë rreth 57.200 ushtarë, 2.290 tanke, 4.857 mjete të blinduara, 1.369 njësi artilerike, 330 sistemi raketore, 260 aeroplanë luftarakë, 224 helikopterë, 970 dronë dhe 15 luftanije.

E gjykuar nga pamjet, pilotët e helikopterëve të ushtrisë ukrainase, dukeshin tejet preciz gjatë aksioneve. Madje profesionalizmi i tyre vërehej me fluturimin tejet të ultë, me qëllim që të shmang radarët e ushtrisë ruse.

Nga ky aksion, ukrainasit pretendojnë se kanë arritur të shkatërrojnë dhjetëra objekte, që ushtria ruse i shfrytëzonte si baza të përkohshme.

E pamje të tilla janë bërë çdo herë e më të shpeshta, në veçanti nga fillimi i kundërofensivës ukrainase, që po i kushton shtrenjtë ushtrisë së Vladimir Putinit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat