Abazoviq: Një kompani pranë Gjukanoviq financoi fushatën e mocionit të mosbesimit kundër meje

Evropë

Abazoviq: Një kompani pranë Gjukanoviq financoi fushatën e mocionit të mosbesimit kundër meje

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 08:05
Dritan Abazoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, thotë se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij nisi 10 ditë pasi kishte marrë detyrën.

Ai tha se gjithçka erdhi pas një operacioni anti-kontrabandë që çoi në kapjen e një sasie të madhe cigaresh që ishin në pronësi të një kompanie, sipas Abazoviqit të lidhur me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq.

“A e dini kur ka filluar me u rrëzuar qeveria? Jo kur ishte shkruar kontrata me kishën, por 10 ditë pasi kam hyrë në kabinet. Kur kemi bërë një aksion të madh në portin e Tivarit dhe kemi kapur 148 mijë paketa cigare, në treg kishte vlerën mbi 120 milionë euro. Ishin cigare kontrabandë, që janë të konfiskuara prej shtetit dhe do t’i djegim. Çka ka ndodhur? Në atë moment, ajo ka qenë 10-12 ditë pasi ka nisur qeveria e re” tha Abazoviq.

Kush ishte pronari i këtyre?

“Janë disa pronarë. Por pronari është një kompani që e kam përmendur në parlamentin e Malit të Zi, që ka të bëjë me ndërtimin në Mal të Zi, e cila ishte afër Gjukanoviq, edhe financon komplet median dhe fushatën kundër meje për shkak të këtyre gjërave.

Për shkak të këtyre 120 milionë eurove?

“Absolutisht”, tha Abazoviq në Opinion.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat