Publikohet një dokument i Parlamentit Evropian në të cilin BE-së i kërkohet të pezullojë negociatat e pranimit me Serbinë – për shkak të Rusisë

Evropë

Publikohet një dokument i Parlamentit Evropian në të cilin BE-së i kërkohet të pezullojë negociatat e pranimit me Serbinë – për shkak të Rusisë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 17:55
Aleksander Vuçiq

Parlamenti Evropian (PE) do t’i kërkojë Bashkimit Evropian (BE) që të pezullojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë derisa ajo të vendosë sanksione ndaj Rusisë, thuhet në draftin e strategjisë së re të zgjerimit të BE-së.

Kështu thuhet në draft-raportin për strategjinë e re të BE-së në procesin e zgjerimit, në të cilin Radio Evropa e Lirë thotë se ka qasje.

Ndërkohë disa media në Serbi kanë publikuar pjesë të dokumentit.

“Vendoseni në prioritet përafrimin e vendeve të anëtarësimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe vazhdoni negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm nëse vendi përputhet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, thuhet në draft-raport.

Image

Siç vënë në pah meidiat, dokumenti do të diskutohet nga eurodeputetët më 13 tetor në Komisionin për Punë të Jashtme të PE, ndërsa versioni përfundimtar i raportit do të marrë formën e një rezolute të Parlamentit Evropian – që pritet të ndodhë në nëntor.

Rezolutat e PE nuk janë ligjërisht të detyrueshme për vendet anëtare ose për institucionet e tjera evropiane.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve, grupi i dytë më i madh politik në PE, ka thënë tashmë se BE nuk mund të vazhdojë bisedimet e pranimit me Serbinë nëse Beogradi dështon të përafrohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe ka njoftuar planet e tij për ta përfshirë këtë në raportin e ardhshëm për zgjerim të PE-së.

Image

RFE vuri në dukje se, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, BE-ja i ka kërkuar vazhdimisht Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, në përputhje me vendimet e BE-së.

Vendet kandidate për në BE duhet të harmonizojnë në mënyrë progresive politikat e tyre të jashtme me atë të BE-së, përfshirë sanksionet, thonë burime në Bruksel.

Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, ndërsa të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë përafruar me politikën e BE-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat