​Gjukanoviq: Rinovim i mundshëm i iniciativës për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi

Evropë

​Gjukanoviq: Rinovim i mundshëm i iniciativës për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 23:28
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e quajti “jo kushtetuese” idenë e rishqyrtimit të kandidaturës së Miodrag Lekiqit për mandatin qeveritar dhe tha se ekziston mundësia e rinovimit të iniciativës për shkurtimin e mandatit të Kuvendit.

Gjukanoviq tha se ai dhe një grup prej së paku 25 deputetësh kanë në dispozicion rinovimin e iniciativës për shkurtimin e mandatit, njoftoi Radiotelevizioni i Malit të Zi, duke cituar pjesë nga intervista me Zërin e Amerikës.

“Ne do të vazhdojmë me iniciativa të ndryshme, duke u kujdesur gjithmonë për respektimin e Kushtetutës”, tha ai.

Gjukanoviq shprehu shpresën se parlamenti nuk do të merr një qëndrim përfundimtar duke vendosur të premten që të mos shqyrtohet iniciativa e tij për shkurtimin e mandatit të deputetëve dhe daljen në zgjedhje të parakohshme.

Ekziston mundësia e rinovimit të iniciativës “të cilën e testova dje në parlament”, përfundoi Gjukanoviq, duke theksuar se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është i vetmi skenar i mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat