Nga njohja me kryeministrin në universitet, te mospagimi i taksave, disa fakte për Zonjën e Parë të Britanisë

Evropë

Nga njohja me kryeministrin në universitet, te mospagimi i taksave, disa fakte për Zonjën e Parë të Britanisë

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 19:12
Akshata Murthy

Rishi Sunak, kryeministri i ri i Britanisë me origjinë indiane është përballur me polemika të shumta gjatë marrjes së postit. Njëra prej tyre lidhet me gruan e tij Akshata Murthy, e cila u martua me Rishi Sunak në vitin 2009.

Këtu janë 8 informacionet lidhur me Zonjën e Parë të Britanisë:

Akshata Murthy u takua me Rishi Sunak ndërsa ata studionin së bashku në Universitetin Stanford.

42-vjeçarja është vajza e themelueses së Infosys, Narayana Murthy.

Me gruan e tij, Akshata Murthy, Rishi Sunak ka një pasuri të kombinuar prej 730 milionë paund.

Pasuria neto individuale e Akshata raportohet të jetë 500 milionë dollarë.

Çifti zotëron ‘të paktën katër prona’, duke përfshirë një shtëpi prej 7 milionë dollarësh në Kensington.

Akshata Murthy ishte në qendër të polemikave, kur u zbulua se ajo nuk e kishte vendbanimin të regjistruar në MB, për shkak të të cilit mund të shmang disa taksa.

“Akshata Murthy është një shtetase e Indisë, vendi i lindjes së saj dhe shtëpia e prindërve”, sqaroi më pas zëdhënësi i saj.

Vlerësohet se për shkak të vendbanimit të saj, Akshata Murthy mund të jetë në gjendje të kursejë 20 milionë dollarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat